MOSHAT U-17/ Tirana fiton derbin mes tensionit, Vllaznia thyhet nga Porto. Luftëtari pa rivalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 17:24

MOSHAT U-17/ Tirana fiton derbin mes tensionit, Vllaznia thyhet nga Porto. Luftëtari pa rivalë

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së katërt, në të dyja grupet A dhe B. Panorama Sport, ju sjell skedat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara.

tirana-u-17-moshat-470x264

 

Tirana U-17 ia del në derbin ndaj Partizanit, duke fituar 2-1 në një ndeshje ku nuk mungoi as tensioni dhe për më tepër polemikat për një penallti të padhënë në favor të të kuqve. Skuadra bardheblu, e drejtuar nga Fatjon Muhameti, ka qenë më e qartë në derbin e luajtur dje në Yrshek. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur dhe e ndjekur nga një numër i madh shikuesish, edhe pse temperaturat ishin të larta.

Pjesa e parë ishte e barabartë, me sulmuesit e të dyja skuadrave që nuk mundën të zhbllokoheshin. Megjithatë, rastet në portat respektive nuk munguan. Në 40 minutat e dyta loja u bë më e bukur. Bardheblutë kaluan në avantazh me golin e Albi Gjumshit. U duk sikur loja do të fliste për Tiranën, por Partizani arrin të barazojë pas vetëm 7 minutash. Është Gerald Çami ai që gjuan bukur brenda zonës dhe gjithçka 1-1.

Capture

Mirëpo, bardheblutë nuk pajtohen me këtë rezultat dhe ushtrojnë presion në minutat në vijim. Në një prej aksioneve ka penallti dhe është Argel Avdiu ai që shënon nga pika e bardhë. Në këtë moment ka debate për dhënien e 11-metërshit, me të kuqtë që nuk janë dakord. Afër fundit ka një rast ku “demat” pretendojnë për penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi.

Kjo ka acaruar pankinën e kuqe, me trajnerin Marko Pelinxhi që konteston vendimin për mosdhënien e penalltisë. Në fund takimi është mbyllur mes polemikave. Vlen për t’u theksuar se gjatë pjesës së parë kemi një dëmtim të rëndë të futbollistit të Tiranës, Fitim Meli. Në minutën e 35-të, pas një përplasjeje, ai transportohet me barelë, duke u zëvendësuar. Pas kësaj fitoreje, bardheblutë e Muhametit e shohin veten në vendin e parë të Grupit A me 15 pikë, ndërsa të kuqtë pozicionohen të parafundit. Javën e ardhshme Tirana luan me Kukësin, ndërsa Partizani ndaj Laçit.

ABDULLA DUSHKU

7

6

5

4

Capture3

 

Capture2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"