Moshat U-17 / Tirana fiton derbin mes tensionit, Besa pa rivalë në Grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 18:58

Moshat U-17 / Tirana fiton derbin mes tensionit, Besa pa rivalë në Grupin B

Derbi i paratërinjve u buzëqesh bardhebluve në një ndeshje shumë emocionuese, ku nuk mungoi tensioni, si në fushë, ashtu edhe në tribuna. Skuadra e Migen Memellit nuk kursen as Partizanin dhe vazhdon bindshëm kryesimin në Grupin A. Ndeshja nis e qetë, ku të dyja ekipet tregohen shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse. Në minutën e 20-të Tirana i afrohet golit, ku Stafa godet nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

Tirana U-17

Të kuqtë kundërpërgjigjen me Karakashin, por portieri bardheblu bën mrekullinë, duke evituar një gol të sigurt. Pjesa e dytë nis keq për “demat”, pasi mbrojtësi Karaj largohet me karton të kuq në të 52-tën. Gjyqtari e vlerëson faullin e tij si një rast të pastër shënimi dhe për rrjedhojë e largon nga fusha mes protestave të shumta të lojtarëve të Partizanit.

Tirana U17

Tirana e shfrytëzon në maksimum superioritetin numerik në fushë dhe gjen golin e avantazhit me anë të Novakut, që godet bukur me kokë. Më pas në minutën e 70-të, do të kemi tension në fushë, ku gjyqtari Stolaj largon nga pankina trajnerin e Partizanit, Nikolin Çoçlli, për shkak të protestave të shumta nga ky i fundit.

3

Tensioni do të zhvendoset në tribunë, ku do të kemi ofendime në drejtim të gjyqtarit dhe loja rifillon pas disa minutash. Në kohën shtesë vjen edhe goli i dytë për bardheblutë, ku Stafa finalizon mjaft bukur një asist të marrë nga Brahja dhe vulos fitoren e bardhebluve në derbin e paratërinjve.

Memelli2

TRAJNERI

Pas ndeshjes foli për “Panorama Sport” trajneri Migen Memelli. “Jam i kënaqur me lojën, pasi zhvilluam një ndeshje të mirë si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Në pjesën e parë patëm pak vështirësi të dilnim në lojën tonë, por në përgjithësi skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë. Nga kjo skuadër 12 lojtarë do të kalojnë tek U-19 pas përfundimit të sezonit”, deklaroi trajneri i U-17.

1

2

33

El Sk Besa

fr Kast

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"