Moshat U-17/ Tirana “7 ballë”, Besa nuk ndalet. Akademia leksion Partizanit, Vllaznia fiton në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 16:33

Moshat U-17/ Tirana “7 ballë”, Besa nuk ndalet. Akademia leksion Partizanit, Vllaznia fiton në Kukës

Tirana është e pandalshme në kampionatin e paratërinjve, teksa dje ka mposhtur me shifrat e thella 7-2 skuadrën kurbinase. Heroi i bardhebluve në transfertën ndaj Laçit ka qenë Kejdi Fixha, i cili ka shënuar katër gola, tre prej tyre që në pjesën e parë. Starti i lojës ka qenë spektakolar, pasi Fixha kaloi në avantazh Tiranën që në minutën e 5-të.

Tirana U-17

Nuk kaluan as dy minuta dhe i njëjti autor dyfishoi shifrat. Por, bardheblutë u treguan të pamëshirshëm, sepse Gjumsi shënoi golin e tretë, ndërsa Koxha pa kaluar ende minuta e 12-të, bëri “poker”. Reagimi i kurbinasve të vegjël erdhi me Kasmin, që shkurtoi diferencën në minutën e 15- të.

Loja u duk sikur u ekuilibrua disi, por Fixha ishte i papërmbajtshëm, duke shënuar sërish në minutën e 29-të. Më pas, loja nuk kishte më histori me bardheblutë që u vunë në garë se kush të shënonte më tepër. Protagonistë u bënë edhe Prenga për vendësit, e më pas Stafa për bardheblutë, që vulosi fitoren 7-2. Artin Lleshaj

Më poshtë, skedat e të gjitha ndeshjeve të moshave U-17.

Capture10 Capture9 Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"