MOSHAT U-17/ Super-Tirana shkatërron Partizanin, Flamurtari “7ballë”. Bie Vllaznia, Teuta bën “manita”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 18:24

MOSHAT U-17/ Super-Tirana shkatërron Partizanin, Flamurtari “7ballë”. Bie Vllaznia, Teuta bën “manita”

Tirana shkatërron Partizanin për paratërinj dhe vendos një rekord për këtë kampionat, duke marrë fitoren e nëntë radhazi që prej startit. Skuadra e Migen Memellit ka bërë diferencën ndaj të kuqve, duke konfirmuar edhe një herë tjetër se është pretendente absolute këtë sezon për të fituar titullin kampion të U17. Që në pjesën e parë bardheblutë e rinj dominuan dhe arritën të kalonin në avantazh në minutën e 15-të me anë të Melsi Cerenit.

tirana-partizani-moshat-u-19-400x220

Ky i fundit arrin të zhbllokojë rezultatin pasi shfrytëzon një pasim të saktë të Markoçit. Goli ndez derbin dhe tri minuta më pas, Partizani fiton një 11-metërsh, teksa ka një ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Peqinit. Ekzekuton vetë Peqini nga pika e bardhë, por portieri Kozi bën heroin, duke grushtuar topin në korne. Partizani humbet shansin më të mirë për të barazuar dhe kjo ndikon jo pak në vazhdimësinë e lojës së ekipit të kuq. Në minutën e 33-të Memelli hedh në fushë Jurgen Sinën dhe në prekjen e parë të topit ai shënon me kokë, duke dyfishuar shifrat për bardheblutë.

Capture

Në fraksionin e dytë Partizani i drejtuar nga Marko Pelinxhi bëhet më këmbëngulës për të shkurtuar diferencën e golave. Të kuqtë janë të pafat, pasi në tri raste të pastra, fillimisht topi godet shtyllën, ndërsa më pas bën dy pritje të shkëlqyera portieri Leon Kozi. Kundërsulmi bardheblu është efikas në pjesën e dytë dhe sërish Cereni bëhet autor i golit të tretë. Ai kthen në gol një 11-metërsh të fituar nga Sina, i cili goditi dhe topi u prek me dorë nga mbrojtësi Reçi. Ndërsa një tjetër lojtar që sapo futet në lojë, Denis Ceka, bëhet autor i gol

it të katërt për skuadrën e Memellit. Gjithçka mbyllet me fitoren e thellë të Tiranës, që kryeson bindshëm Grupin A.

Masat – Një derbi me masa të rrepta sigurie. Duke ditur se më parë ka pasur mjaft probleme, sidomos në konfliktet mes prindërve të lojtarëve, FSHF kishte dërguar delegat Petrit Haxhiajn, ndërsa forcat e rendit ishin në gatishmëri. Gjithsesi, derbi i U17 nuk pati incidente.

ABDULLA DUSHKU

Capture6

Capture5

Capture4

Capture3

Capture2

Capture1

 

Capture7

Capture14 Capture13 Capture12 Capture11

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A / U-17 

u 17 kat sup a

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B / U-17 

u 17 kat sup b

KATEGORIA E PARË / U-17

u 17 kat pare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"