Moshat U-17 / Spektakël i Tiranës, ngec Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2017 | 15:50

Moshat U-17 / Spektakël i Tiranës, ngec Teuta

Arbitri masakron Shkëndijën, përfiton Akademia

Dy javë para fundit të kampionatit, Shkëndija e Tiranës bën një hap fals në Laç, duke zvogëluar shanset për të qenë në zonën “play-off” të Kategorisë Superiore U-17. Mirëpo, në ndeshjen e djeshme skuadra e Luan Pinarit është ndëshkuar më shumë nga gabimet arbitrare të treshes së kolegjiumit të Shkodrës me kryesor Arlind Piranin.

laci shkendija e tiranes u17

Stafi i Shkëndijës ka protestuar ashpër për vendimet e gjyqtarit gjatë lojës, që sipas tyre ka favorizuar hapur skuadrën vendëse. Është akorduar një penallti shumë e dyshimtë për Laçin dhe i janë mohuar Shkëndijës disa raste premtuese që mund të çonin ekipin e Pinarit te goli.

Në fakt, loja ka nisur më së miri për Shkëndijën, pasi që në minutën e parë Marku kaloi në avantazh miqtë. Mirëpo, nuk kaluan shumë minuta dhe F.Tuga barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Nga ky rezultat përfitoi Akademia, e cila është më pranë zonës “play-off”. Megjithatë, mbeten për t’u parë edhe dy ndeshjet e radhës.

ABDULLA DUSHKU

Zhgënjen Vllaznia

vllaznia u17

Akademia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë, duke prekur zonën “play-off”. Goli i Arbër Mehmetllarit ka vendosur ndeshjen ndaj rivalëve shkodranë, që në fakt kanë zhvilluar një lojë të bukur në 30 minutat e para. Miqtë patën tri mundësi të mira për shënim me anë të Qardakut dhe Boriçit, Akademia rezistoi deri në fund.

akademia vllaznia u17

ABDULLA DUSHKU

Bardheblutë, pa mëshirë

Tirana e Sulejman Memës ka qenë e pamëshirshme ndaj akademisë së Internacionalit, duke e mundur me rezultatin e thellë 7-2. Selenica tri herë, Veriu dy herë dhe Basha e Selimi kanë plotësuar triumfin e bardhebluve. Për Internacionalin shënuan Llalla dhe Bozhani, por këto gola vlejtën sa për statistikë. Tirana ishte e papërmbajtshme.

tirana internacional u17

ABDULLA DUSHKU

Partizani, super në Lezhë

Partizani merr tri pikë në Lezhë ndaj Portos në një ndeshje shumë të bukur, ku meritë patën edhe vendësit. Porto fitoi një penallti që në minutën e 8-të, por Gjoka e shpërdoroi. Më pas të kuqtë reaguan mirë, duke kaluar në avantazh me Karajn. Megjithatë, në limitin e pjesës së parë barazoi Ujka. Golin që vendosi ndeshjen e realizoi Xhafa.

porto partizani u17

PRENG GJIKOLA

Flamurtari bie në Vlorë

Flamurtari bie në shtëpi, në një ndeshje që e mendoi të fituar para kohe. Vlonjatët janë mposhtur me shifrat 2-3 nga Shkëndija e Durrësit, që pas kësaj fitoreje ka kapur vendin e dytë. Skuadra e Idrizit e nisi mirë takimin, teksa Musaraj shënon në minutën e 19-të. Më pas është Rrapaj që dyfishon, por Duka, Hoti dhe Bytyçi përmbysën gjithçka.

flamurtari shkendija e durresit u17

KASTRIOT BRAHIMAJ

AF Dinamo trondit Teutën

Teuta bën një hap të gabuar në shtëpi, duke rrezikuar kalimin në zonën “play-off”. AF Dinamo u ka dhënë leksion durrsakëve, duke fituar pastër me shifrat 0-2, falë dopietës së Ballës. Skuadra e Ergi Lubanit e nisi shkëlqyer ndeshjen, duke shënuar që në start, ndërsa më pas administroi lojën dhe arriti që të dyfishonte sërish me anë të Ballës.

teuta af dinamo u17

JETON REXHMATI

Në Lushnjë s’ka fitues

Lushnja dhe Dinamo, dy skuadrat e fundtabelës, luftuan shumë në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe në fund realizuan një barazim të drejtë. Pas pjesës së parë pa gola, lushnjarët kaluan në avantazh në mesin e pjesës së dytë me anë të Banit. Dy minuta para përfundimit, Qoshku barazoi për blutë e kryeqytetit, që ndodhen në vendin e parafundit.

lushnja dinamo u17

ALBAN ALUSHI

Bind Skënderbeu

Skënderbeu ka mundur Elbasanin minimalisht. Fillimisht korçarët kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Gaskovës dhe me këtë rezultat u mbyll ky fraksion i lojës. Në të dytën, ishte Liqeri që dyfishoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa vendësit ngushtuan diferencat tri minuta më pas me anë të Bicit. Përpos rasteve, nuk pati më gola.

elbasani skenderbeu u17

VLADIMIR MEMA

Tomori kap fierakët

Tomori fiton bindshëm ndaj Apolonisë dhe barazohet me pikë me fierakët. Karakashi ka qenë heroi i beratasve në takimin e djeshëm, teksa shënoi dy gola. Në pjesën e dytë ishte Naçi për miqtë që rihapi takimin, mirëpo goli i Manajt në minutën e 78-të vulosi triumfin e beratasve, të cilët drejtohen nga trajneri i mirënjohur, Madrid Muxhaj.

tomori apolonia u17

ERIS SYLYKU

olimpiku kukesi u17

briansi shkendija b u17

veleciku akademia aas u17

beselidhja iliria u17

kategoria superiore u17 grupi a renditja

kategoria superiore u17 grupi b renditja

kategoria e pare u17 grupi a renditja

kategoria e pare u17 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"