Moshat U-17/ Shkodranët rikthehen me fitore në Kukës, shkëlqejnë Flamurtari e Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2018 | 16:10

Moshat U-17/ Shkodranët rikthehen me fitore në Kukës, shkëlqejnë Flamurtari e Partizani

U luajtën këtë javë ndeshjet e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore për moshat U-17. Vllaznia fitoi në një fushë të vështirë si ajo e Kukësit, me një dygolësh të Xhahysës, ndërsa 3 pikë morën edhe Flamurtari e Partizani. Më poshtë, rezultatet e të gjitha takimeve.

Moshat U-17

Pas hapit fals në javën e kaluar, Vllaznia ka reaguar menjëherë, madje në një transfertë të vështirë si ajo e Kukësit. Në ndeshjen e luajtur dje në stadiumin “Zeqir Ymeri”, shkodranët kanë fituar 0-2, falë golave të mesfushorit me tipare sulmuese, Rigers Xhahysa. Kuqeblutë kanë arritur të shënojnë nga një gol në secilën pjesë. Në fakt, loja ka qenë e ekuilibruar sepse edhe Kukësi ka kërkuar të reagojë pas golit të pësuar. Më kërkues vendësit ishin në pjesën e dytë, por në momentin më të mirë të tyre e pësuan. Ishte sërish Xhahysa, që në minutën e 71-të vulosi fitoren e kuqebluve. Ekipi shkodran në ndeshjet e fundit nuk ka kaluar një gjendje të mirë, por kjo fitore do ta ndihmojë shumë për një ecuri më të mirë në fazën e tretë. Tashmë, fitorja e Vllaznisë vë nën presion Tiranën, që luan në mesjavë ndaj Portos. Shkodranët do të tentojnë të fitojnë titullin edhe këtë sezon. Skerdilaid Sulozeqi

Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"