MOSHAT U-17/ Shkëndija dhe Teuta, “koka” grupi. Vllaznia merr fitoren e parë, ndërsa Tirana thyhet në Laç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 18:40

MOSHAT U-17/ Shkëndija dhe Teuta, “koka” grupi. Vllaznia merr fitoren e parë, ndërsa Tirana thyhet në Laç

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së tretë. “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

 

Festa e Vllaznise U17 logo

Tripletë për kreun, bind ekipi i Vrapit

3

Shkëndija e Tiranës dhe Internacionali kanë dhuruar një fundjavë emocionuese në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të kampionatit U-17. Të dyja skuadrat vinin në këtë takim në kuotë të barabartë pikësh (7 secili), por në fushë diferencën e bënë të besuarit e trajnerit Endri Vrapi. Lojtarët që përfaqësojnë shkollën e futbollit “Loro Boriçi” shënuan tre gola, duke merituar fitoren që i ngjit në vendin e parë të Grupit A. Serinë e golave e hapi i zakonshmi Oresti Kasmollari, duke shënuar me një goditje mjaft të bukur. Skuadrat shkuan në pushim me shifrat 1-0 për Shkëndijën. Në pjesën e dytë vendësit ishin më të qartë në lojën e tyre dhe Krasniqi arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 75-të. Më pas, për golin që vulos triumfin, mendoi Dermaku. Internacionali i drejtuar nga Ardi Behari pësoi humbjen e parë pas katër javësh kampionat. Edhe në ndeshjen me Shkëndijën rastet nuk u munguan miqve, por fati nuk ishte me ta. ABDULLA DUSHKU

Shpërthen Vllaznia

4

Më në fund Vllaznia gjen fitoren pas katër javësh kampionat. Skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi ka shënuar plot 6 gola në takimin kundër Shkëndijës së Durrësit. Kodra hapi serinë e golave në minutën e 23-të, për t’u bërë më pas sërish protagonist në pjesën e dytë. Zaganjori, Shimaj, Doda me penallti dhe Guri në fund realizuan golat e tjerë. ADMIR URUÇI

Laçi likuidon Tiranën

5

Laçi merr tri pikët e para në këtë kampionat dhe e bën pikërisht kundër Tiranës pretendente. Skuadra e trajnerit Ardian Laska insistoi deri në fund për të gjetur fitoren dhe ia doli falë golave të Prengës dhe Ndrecës. Ka qenë një lojë shumë e fortë, me bardheblutë që krijuan shumë raste, por pa mundur të mposhtin portierin e kurbinasve. ABDULLA DUSHKU

Partizani, vetëm 1 pikë

6

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen ndaj Shënkollit kryesues të Grupit A. Pavarësisht rasteve të krijuara, të kuqtë dhe miqtë nga Lezha nuk mundën dot të shënonin. Portierët e të dyja ekipeve ishin në një ditë të mirë. Për vendësit rrezikuan Muça dhe Qokaj, ndërsa rastin më të mirë për Shënkollin e pati Rrapi. ABDULLA DUSHKU

Besa fiton me përmbysje

7

Flamurtari shënoi i pari në Kavajë pa u mbyllur pjesa e parë, por në fund ishte Besa që doli me tri pikë nga fusha. Kavajasit e vegjël u ndëshkuan në minutën e 43-të me golin e Lleshit, por më pas ishte Bubeqi (i biri i ishsulmuesit Dorian Bubeqi), që barazoi shifrat. Ndërsa golin e përmbysjes e shënoi Morina në minutën e 62-të. FERIZ FERIZAJ

Skënderbeu ndal Teutën

8

Teuta dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët. Edhe pse skuadrat kanë arritur të shënojnë katër gola, në fund nuk ka pasur fitues. Korçarët kanë qenë shumë afër fitores, por në minutën e 90-të, Shabani ka realizuar golin e barazimit 2-2. Fillimisht shënoi Shtraza për durrsakët, ndërsa Skënderbeu përmbysi rezultatin me golat e Xhixhos dhe Mejdanit. ZAMIR QYPI

Apolonia kap kreun

9

Apolonia merr një trepikësh shumë të rëndësishëm, teksa mposht Pepën minimalisht në Fier dhe i bashkohet kreut me Teutën, duke qenë të dyja skuadrat me nga 8 pikë pas katër javësh kampionat. Ka qenë një ndeshje e luftuar, ku në minutën e 30-të, Rakipaj ka kaluar në avantazh fierakët. Ky gol nuk u pasua nga të tjerë dhe gjithçka u mbyll 1-0. BUJAR RAMA

Tension në Pogradec

0

Tension për një pikë në Pogradec. Ofendimet mes shefit të klubit liqenoer, Ylli Çekiçi, dhe trajnerit pogradecar të Football Republic, Migen Memelli, detyruan arbitrin t’i largojë nga pankinat. Por, përplasjet në fushë detyruan kryesorin Bylykbashi të ndëshkonte edhe futbollistët Elmazi e Dute të vendësve, si dhe Bakallin e miqve. REDI DANDALLAKU

Në Shkodër ndajnë pikët

01

Shkodra dhe Briansi kanë ndarë pikët në ndeshjen e kësaj jave. Ka qenë një takim shumë i fortë, teksa golat janë shënuar në pjesën e dytë. Hasani kaloi në avantazh skuadrën e drejtuar nga Rudi Piraniqi, por vetëm pak minuta më pas, Zefi barazoi për lezhjanët e vegjël. Skuadrat krijuan edhe disa raste për gol, por gjithçka u mbyll në barazim. ADMIR URUÇI

Vora, surpriza e startit

02

Vora është surpriza e bukur e Grupit B për U17. Skuadra debutuese e drejtuar nga Gentian Brahimaj ka mposhtur Akademinë e Futbollit dhe është ngjitur në vendin e tretë. Fillimisht ka shënuar Ronaldo Brahimaj në minutën e 9-të, por në fraksionin e dytë ka barazuar Akademia me anë të Halilajt. Megjithatë, në fund hero bëhet Thana. ABDULLA DUSHKU

RENDITJA 17 REDNITJA1777

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"