MOSHAT U-17/ Pogradeci i shënon 9 gola, Dinamo bie nga Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 12:30

MOSHAT U-17/ Pogradeci i shënon 9 gola, Dinamo bie nga Kategoria Superiore

Dinamo U-17 bie nga Kategoria Superiore me një rezultat të turpshëm. Në ndeshjen e luajtur dje në stadiumin e Librazhdit, blutë e kryeqytetit u mposhtën nga Pogradeci me shifrat e thella 9-2. Takimi që do të përcaktonte ekipin i cili do të qëndronte në elitën e U17 dhe atë që do të zbriste, foli totalisht për pogradecarët.DINAMO U17

Që në minutat e para Lazellari bashkë me Pengun shënojnë dy herë për liqenorët, duke e bërë çdo gjë të lehtë për vazhdimin. Të njëjtët lojtarë bëhen protagonistë me gola edhe në pjesën e dytë. Gjithsesi, pa u mbyllur pjesa e parë liqenorët treguan forcën, duke realizuar me Lipon, Rocin autogol dhe Likollarin.

NK

L.Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"