Moshat U-17 | Ngec Vllaznia, Shkëndija super

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2017 | 20:19

Moshat U-17 | Ngec Vllaznia, Shkëndija super

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Plori ndal shkodranët me Internacionalin

Internacionali ka ndalur në një barazim 2-2 Vllazninë në Shkodër. Skuadra private nga kryeqyteti, që drejtohet nga trajneri shkodran Elvis Plori, ka zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe ka qenë pranë fitores. Fillimi ka folur për miqtë, të cilët arritën të shënonin me anë të Blakcorrit. Megjithatë, nuk kaluan shumë minuta dhe shkodranët reaguan me Rrepajn, i cili barazoi rezultatin me një goditje brenda zonës. Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Pas pushimit, Vllaznia futet në fushë më e karikuar, por Internacionali është i vendosur mirë dhe lë pak hapësira. Skuadra e Plorit aplikon në mënyrë perfekte kundërsulmi. Në minutën e 61-të është Demollari, që befason shkodranët, duke kaluar në avantazh Internacionalin. Vllaznia nuk pajtohet me rezultatin dhe insiston për të barazuar. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej me fitoren e miqve, Qardaku shpëton kuqeblutë, duke vulosur barazimin 2-2.

Admir Uruçi

Vllaznia - Internacional

Spektakël në derbi, 7 gola për 20 minuta

Akademia e futbollit dhe Shkëndija e Tiranës kanë dhuruar një ndeshje spektakolare. Pas barazimit pa gola në 40 minutat e para, ku loja ishte e ekuilibruar, skuadrat shpërthyen në pjesën e dytë. Në harkun kohor prej 20 minutash, u shënuan plot 7 gola, dy prej të cilëve nga pika e bardhë, nga një për secilën skuadër. Tripleta e Lecit në 10 minuta dhe goli i Lenës kanë qenë protagonistët e fitores së skuadrës së mjeshtërisë sportive. Ndërsa për Akademinë ka shënuar Mehmetllari një supergol, që shkurton shifrat në 1-2. Më pas, Peposhi dhe Tuci me penallti e çuan rezultatin 3-4.

Deri në fund gjithçka ka qenë e hapur, me dy skuadrat që mund të kishin shënuar të tjerë gola. Të pranishmit në kompleksin e Kamzës janë dëfryer nga loja sulmuese e skuadrave. Në fund ata që festuan tri pikët ishin të besuarit e Luan Pinarit, që me këtë fitore rihapin garën për një vend në zonën “playoff”. Nga ana tjetër, humbja trondit Akademinë, që gjithsesi vijon të jetë e dyta.

Abdulla Dushku

Akademia - Sh.T.

Olimpiku, triumf shprese

Olimpiku ka arritur të marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë dhe shpreson për t’i shpë- tuar rënies nga Kategoria Superiore U-17. Ka qenë një gol shënuar nga Avdiu katër minuta para përfundimit, që ka bërë diferencën në këtë takim. Lezhjanët e Portos u munduan të reagonin, por nuk kishin forcën e duhur dhe gjithçka u mbyll 0-4.

Olimpiku - Porto

Abdulla Dushku

KS U17 A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Në Vlorë s’ka fitues

Pas një serie rezultatesh pozitive, Flamurtari është ndalur në një barazim pa gola nga Pogradeci. Vlonjatët gjatë gjithë lojës kanë zhvilluar një takim mjaft të mirë dhe kanë krijuar shumë raste, por fati dhe portieri mik, Totolaku, u kanë mohuar fitoren djemve të drejtuar nga Sherif Idrizi. Kuqezinjtë shpërdoruan raste të pastra.

Kastriot Brahimaj

Flamurtari - Pogradeci

Skënderbeu thyen Teutën

Teuta është mundur në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Cenolli në minutën e 32-të. Edhe pse durrsakët luftuan për të barazuar, nuk ia arritën qëllimit. Ekipi i Kuqit nuk ishte në një ditë të mirë dhe në fund festuan të besuarit e Ligoraq Tikos. Pas kësaj humbjeje, sërish Teuta mbetet e dyta.

Jeton Rexhmati

Teuta - Skenderbeu

AF Dinamo i falet Braçes

Një gol i Braçes në minutën e 66-të ka vendosur ndeshjen mes AF Dinamos dhe skuadrës së shkollës së Mjeshtërisë së Durrësit. Të dyja ekipet kanë pasur disa mundësi për të realizuar, por sulmuesit nuk janë treguar të qartë përpara portës. Bashaj, Koca e Zeneli i janë afruar golit. Megjithatë, ekipi i trajnerit Lubani meritoi fitoren.

Abdulla Dushku

AF Dinamo - Sh.D.

Elbasani zhyt blutë

Elbasani ka mundur minimalisht 2-1 Dinamon, në një sfidë të hapur dhe me raste për të dy ekipet. Fillimisht vendësit kaluan në avantazh me anë të Bicit dhe shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, Osmanaj barazon për miqtë në minutën e 64-t, por gëzimi nuk zgjati shumë, sepse më pas ishte Piu që riktheu në avantazh verdheblutë.

Vladimir Mema

Elbasani - Dinamo

Besa ia del në Lushnjë

Me nga një gol në fund të çdo pjese, Besa mundi 2-0 Lushnjën në stadiumin “Roza Haxhiu”. Në minutën e 38-të, Selita kalon kavajasit në avantazh me një diagonale të fortë. Ndërsa dy minuta para fundit, Daja dyfishon shifrat për Besën. Me këtë humbje, Lushnja bie edhe aritmetikisht nga Superiorja, duke mbyllur një sezon zhgënjyes.

Lushnja - Besa

Alban Alushi

KS U17 B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

Ngjitet Shkëndija

Shkëndija B. e Tiranës triumfon lehtësisht me Besëlidhjen dhe ngjitet në vendin e dytë të grupit A të Kategorisë së Parë. Kanë qenë dy fitore radhazi për ekipin e Kumbarçes, pasi në mesjavë mori tri pikë ndaj Ilirisë. Dje Shkëndija ka shënuar fillimisht me Qëndron, ndërsa në pjesën e dytë ishte Elezi që vulosi gjithçka për vendësit.

Shkendija B - Beselidhja

Abdulla Dushku

K1 U17 A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

K1 U17 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"