Moshat U-17 / Në Vlorë festohet edhe me humbje, bien Olimpiku dhe Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2017 | 18:04

Moshat U-17 / Në Vlorë festohet edhe me humbje, bien Olimpiku dhe Lushnja

Flamurtari feston edhe pse mundet në shtëpi

Flamurtari është shpallur zyrtarisht kampion i grupit të jugut për U-17. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, vlonjatët e drejtuar nga Sherif Idrizi kanë humbur në shtëpi me shifrat 0-3 ndaj Teutës. Megjithatë, kuqezinjtë e vegjël e kishin siguruar që dy javë para përfundimit vendin e parë dhe mendjen tashmë e kanë te faza “play-off”, teksa pretendojnë të shpallen kampionë.

flamurtari u17 festa

Kësisoji, në ndeshjen e djeshme, Flamurtari ka pasur mungesa në formacionin. Trajneri Idrizi u ka dhënë mundësinë lojtarëve që gjatë kampionatit nuk janë aktivizuar shumë. Ekipit durrsak i duhej patjetër kjo fitore, nisur dhe nga situata në klasifikim, teksa pretendonte ta mbyllte në vendin e dytë. Deri në minutën e 20-të, loja ka qenë e ekuilibruar, por me një epërsi territoriale nga ana e Teutës.

flamurtari teuta u17

Rezultati do të zhbllokohej nga Ujka, i cili ishte lojtari më i mirë në fushë për të dyja ekipet. Ai dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa triumfin e vulosi Çyrbja. Kjo fitore nuk i mjaftoi Teutës, pasi në vend të dytë e mbylli Shkëndija e Durrësit. Ndërkohë, në përfundim të takimit, u krye edhe ceremonia festive, ku lojtarët e Flamurtarit mes entuziasmit morën medaljet dhe trofeun. Në këtë ceremoni mori pjesë drejtori rajonal i FSHF-së, Maksim Tegu, delegati Sabri Kalleshi dhe drejtori sportiv i klubit vlonjat, Vangjel Laluci.

“Kemi fituar trofeun e një kampionati të vështirë me shumë pengesa. Dua të falenderoj djemtë, të cilët me punën dhe talentin e treguar arritën te suksesi. Tani do luftojmë për fazën e ‘play-off’, për të fituar titullin”, – deklaroi trajneri Idrizi për “Panorama Sport”. Ndërsa kolegu i tij te Teuta, u shpreh: “U munduam të arrinim objektiv për vendin e dytë, por kjo fitore në Vlorë sërish nuk mjaftoi, pasi rivali ynë Shkëndija e Durrësit gjithashtu fitoi në javën e fundit. Flamurtarit i uroj suksese”.

KASTRIOT BRAHIMAJ

Vllaznisë i mjafton Boriçi

Vllaznia ka fituar minimalisht në Laç, në një ndeshje shumë të luftuar. Kuqeblutë e vegjël shënuan në pjesën e dytë me Boriçin dhe arritën të administronin më pas lojën. Në minutën e 73-të, F.Tuga për kurbinasit shpërdoroi një penallti, duke humbur kështu shansin e barazimit të rezultatit. Kësisoji, bardheblutë e mbyllën me humbje.

laci vllaznia

A.Dushku

Përmbysje e Partizanit ndaj vendit të fundit

Partizani fiton me përmbysje ndaj Olimpikut. Skuadra e Alpin Gallos, edhe pse e kishte prerë biletë për një kategori më poshtë, zhvilloi një lojë të mirë ndaj të kuqve. Lika dhe Dallashi shënuan në pjesën e parë, por Partizani u kundërpërgjigj me tri gola. Karati, Bici dhe Dusha afër fundit përmbysën gjithçka në favor të “demave”.

olimpiku partizani

Abdulla Dushku

Vendos goli i Ballës

AF Dinamo ka mundur 0-1 Elbasanin në transfertë, me një gol të shënuar nga Balla në minutën e 58-të. Ishte një përballje e fortë dhe me ritëm nga të dyja kampet. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të dytën, një goditje e bukur e Ballës i dha tri pikët skuadrës kryeqytetase, por që nuk mjaftuan për zonën “play-off”.

elbasani dinamo

Vladimir Mema

Dinamo e mbyll me fitore

Dinamo mposht Skënderbeun dhe i bën një mbyllje të bukur kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Xhaferr Lloshi ka bërë një paraqitje të mirë, teksa e nisi takimin me gol. Lami shënoi që në minutën e 2-të, ndërsa në fundin e pjesë së parë barazoi Liqeri. Megjithatë, dinamovitët janë më të qartë në pjesën e dytë dhe Aurel Cani shënon golin e fitores.

dinamo skenderbeu

Abdulla Dushku

Shkëndija në “play-off”

Një gol në limitin e takimit ka bërë që futbollistët e Shkëndijës së Durrësit të shpërthejnë në festë. Fitorja në Kavajë i ka siguruar skuadrës së Domit pjesëmarrjen në zonën “play-off” si vendi i dytë në grupin B. Besa ka rezistuar deri në minutën e 80-të, kur miqtë befasojnë duke shënuar një gol me vlerë tri pikë me anë të R.Hoxhës.

besa shkendija

Feriz Ferizaj

Lamtumirë e triumf

Lushnjarët janë larguar me fitore nga Kategoria Superiore, duke mundur Pogradecin me rezultatin, 2-1. Pjesa e parë u mbylla pa gola. Pesë minuta pas pushimit, Musaku kaloi lushnjarët në avantazh. Pogradeci arriti të barazojë me Terollin, por që zgjati vetëm dy minuta. Lushnjarët reaguan menjëherë dhe shënuan golin e fitores me Çelën.

lushnja pogradeci

Alban Alushi

Spektakël i Luftëtarit

Luftëtari i Arbër Bistrit ka dhuruar spektakël në ndeshjen e djeshme ndaj Tomorit. Plot shtatë gola kanë shënuar gjirokastritët kryesues, teksa protagonist absolut ka qenë Ardit Ziaji. Talenti bluzi realizoi pesë herë, duke marrë përdore skuadrën e tij. Këndella dhe Salaria plotësuan triumfin e gjirokastritëve, që synojnë të shpallen kampionë.

luftetari tomori

Tomor Shehu

porto

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"