MOSHAT U-17| Grupi B/ Xhambazi nderon Partizanin para finales, Akademia e Futbollit triumfon me goleadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 20:20

MOSHAT U-17| Grupi B/ Xhambazi nderon Partizanin para finales, Akademia e Futbollit triumfon me goleadë

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 13-të, në Grupin B, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara.

Shenkolli U17

Goleadë e Akademisë

AKADEMIA F. – LUFTËTARI 6-1

GOLAT: Çibuku 12′, Halilaj 37′, Maja 56′, Merhati 68′, Prodani 86′, Gora 89′ / Puci 65′

AKADEMIA F.: Resulaj, L.Baftaj (Koçi 46′), Maja (Ahmati 70′), Lala, Hasaj, Buci (Merhuti 63′), Halilaj, E.Baftaj, Zoraqi, Molla, Çibuku (Gora 60′). Trajner: G.Xhepa

LUFTËTARI: Myrtezaj, Ajdini, Muho (Pulla 49′), Barjami, Puci, Hunda, Koshi, Myrtaj, Këndella, Shumeli, Meço. Trajner: P.Meçi

GJYQTARË: B.Lesaj, E.Kume, K.Tafili (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Barjami 6′, Hunda 41′, Buci 43′, Koçi 73′ / Meço 41′

Akademia e Futbollit fundos Luftëtarin, duke i shënuar plot gjashtë gola në ndeshjen e javës së 13-të. Në pjesën e parë vendësit realizuan dy herë me Çibukun dhe Halilajn, ndërsa Maja trefishoi shifrat në minutën e 56-të. Luftëtari reagoi me Pucin, por vetëm kaq, pasi Akademia shënoi tri herë të tjera me Merhatin, Prodanin dhe Gorën. Abdulla Dushku

 

 

Shënkolli nuk përmbahet

SHËNKOLLI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 3-1

GOLAT: Kaçeli 5′, Tushaj 18′, Macaj 41′ / Boci 6′

SHËNKOLLI: Simoni, Prendi (Mustafaj 46′), Çuni, Macaj, Tushaj, Ndoj, Shimaj (Lekaj 51′), Vuksani (Rroku 42′), Kaçeli (Qarku 58′), Rrapi (Përduka 65′), Gjoka. Trajner: K.Reçi

SHKËNDIJA E DURRËSIT: Isaku, E.Marku (Gurraj 77′), Allko, Lleshi, Dashi, Boçi, Shano (Kani 84′), Tafili (Balla 55′), Kurti, Lika (Miraka 86′), Stasi. Trajner: I.Kastrati

GJYQTARË: E.Bushati, Gj.Lera, A.Çobaj KARTONË TË VERDHË: Macaj 17′, Prendi 22′ / Dashi 14′, 45′ (2), Shano 31′;

KARTON I KUQ: Dashi 45′

Shënkolli shkëlqen ndaj Shkëndijës së Durrësit, duke forcuar pozitat në vendin e dytë. Skuadra e trajnerit Klejdi Reçi shënoi shumë shpejt me Kaçelin, por miqtë barazuan pas vetëm 60 sekondash me Bocin. Megjithatë, brenda pjesës së parë Tushaj riktheu avantazhin e Shënkollit, ndërsa për të vulosur fitoren mendoi Macaj. Preng Gjikola

 

 

Bind Football Republic

PEPA – FOOTBALL REPUBLIC 0-1

GOLI: Dogjani 66′

PEPA: Totoshi, Musta, Bezati, Pepa, Gjinishi, Kashari, Bahidi, Stafa, Seiti, Tolli, Gjata. (U aktivizua: Xhika). Trajner: M.Kacollja

FOOTBALL REPUBLIC: Fuçija, Ndreu, Katroshi, Shahaj, Tauzi, Mullai, Sulaj, Salça, Dogjani, Hodo, Burgaj. (U aktivizuan: Hodo, Ahmesula, Plaku, Zeqiraj). Trajner: M.Djarmati

GJYQTARË: R.Abazaj, G.Kamolli, A.Mema

Football Republic ka marrë një fitore me vlera në transfertë përballë Pepës, teksa i ka mjaftuar goli i Dogjanit në minutën e 66-të. Përballja e luajtur në Elbasan ka qenë e rivalizuar, ku edhe nuk munguan rastet për shënim, por ekipet nuk shfrytëzuan si duhet mundësitë e tyre. Në fund, ishin miqtë që koleksionuan tri pikët. Vladimir Mema

 

 

Xhambazi nderon Partizanin para finales

PARTIZANI – BRIANSI 1-0

GOLAT: Xhambazi 42′

PARTIZANI: B.Marku, Sota, Peqini, Dezhgiu (Reçi 40′), Qehaja, Xhambazi (Dusha 66′), Shiba, Meraj, Seitaj, Ciku (Mata 65′), Buxhelaj. Trajner: M.Pelinxhi

BRIANSI: Pepa, Biba, A.Marku (Gjoni 34′), Nikolli, Dedaj (Toma 46′), Curraj, Pjetri, Noka, Bitri, Pali, Zefi. Trajner: Gj.Filipi

GJYQTARË: D.Kasa, H.Lila, S.Kazazi (Kavajë)

KARTONË TË VERDHË: Seitaj 75′, Mata 79′

Partizani fiton minimalisht ndaj Briansit dhe merr tri pikë të rëndësishme për të ndezur shpresën e pjesëmarrjes në “play off” në fund të sezonit. Pak ditë përpara finales për Kupën e Shqipërisë U-17, të kuqtë iu falën golit të Xhambazit në ndeshjen e zhvilluar dje në Yrshek.

Ka qenë një lojë e ekuilibruar, por në minutën e 42-të një aksion i të kuqve u finalizua më së miri nga Xhambazi. Skuadra e drejtuar nga trajneri Marko Pelinxhi e administroi më pas lojën, duke kërkuar edhe golin e dytë, por pa mundur ta gjejë.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, vëmendja e të kuqve të vegjël kalon te finalja kundër Tiranës, që do të zhvillohet më 19 shkurt, teksa stadiumi mbetet ende për t’u përcaktuar nga FSHF. Pas 13 javësh kampionat, pozitat e Partizanit në Grupin A nuk janë komode, pasi ka vetëm 19 pikë. Mirëpo, të kuqtë kanë një ndeshje më pak dhe kanë mundësinë e tri pikëve të tjera për t’u afruar me vendin e dytë që ka aktualisht 28 pikë. Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"