MOSHAT U-17| Grupi A/ Laçi ndal Tiranën mes tensionit, Shkodra fiton derbin me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 20:02

MOSHAT U-17| Grupi A/ Laçi ndal Tiranën mes tensionit, Shkodra fiton derbin me Vllazninë

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 13-të, në Grupin A, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara.

MOSHAT VLLAZNIA

Laçi ndal Tiranën mes tensionit

TIRANA – LAÇI 1-1

GOLAT: Cereni 24′ / Lleshi 15′

TIRANA: Kozi, Sina (Elezaj 35′), Blacëri, Gjuzi, Markoçi, Cereni, Karaj (Ceka 55′), Xhepa, Nela (Llagami 60′), Elezaj, Meçuli (Muccollari 78′). Trajner: M.Memelli

LAÇI: Vako, Gjini, Tanushi, Dedgjonaj, Lekgegaj, Likaj (Ndreca 65′), Xhixha (Laska 89′), Lleshi, Biba, Lekaj, Myftari. Trajner: A.Laska

GJYQTARË: B.Grepi, A.Vila, R.Gashi (Durrës)

KARTONË TË VERDHË: Trajneri Memelli 15′, Kozi 71′ / Vako 65′, Trajneri Laska 69′, Gjini 70′, Biba 74′, Lleshi 76′, Lekaj 90′ ;

KARTON I KUQ: Lekaj 90+2′

Tirana kryesuese e Grupit A nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020 sa i përket kampionatit, edhe pse mbetet e para me një distancë prej gjashtë pikësh nga Shënkolli si ndjekësi më i afërt. Paratërinjtë bardheblu nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e djeshme ndaj Laçit në kompleksin “Skënder Halili”. Ndoshta mund të kenë ruajtur forca edhe për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, që do të luhet më 19 shkurt.

Megjithatë, 90 minutat treguan një lojë të fortë dhe përtej dominimit të ekipit të Memellit, vendësit nuk shënuan më tepër se një gol. Fillimisht befasuan kurbinasit me anë të Lleshit në minutën e 15-të, duke kaluar në avantazh. Mirëpo, reagimi i Tiranës ka qenë i menjëhershëm pas një goditjeje të bukur të Cerenit në minutën e 24-t. Loja ka pasur edhe tension, madje kontestime nga stafi mik për arbitrin. Laçi e mbylli me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Lekajt. Abdulla Dushku

 

Shkodra fiton derbin

SHKODRA – VLLAZNIA 2-0

GOLAT: Preka 41′ (11-m), Musaraj 90+3′

SHKODRA: Tafa, Ndreca, Preka, Musaraj, Lera,Oborri, Karmaj, A.Kaçaj, Xhakaj, Shpuza, Talani. (U aktivizua: Hasmegaj). Trajner: R.Piraniqi

VLLAZNIA: L.Kaçaj, Qerpiku, Mataj, Alivoda, Mujaxhi, Papa, Selmani, Kodra, Jahaj, Preloshaj, Kapllani. (U aktivizua: Gurra, Matija). Trajner: B.Bizi

GJYQTARË: I.Myrtaj, B.Ppenikaj, K.Shema (Shkodër)

Derbi shkodran i 17-vjeçarëve i buzëqesh skuadrës së Rudi Piraniqit. Preka me penallti dhe Musaraj në fundin e lojës i kanë dhënë tri pikë të arta Shkodrës. Vllaznia nuk ishte në një ditë të mirë, ndërsa kontestimet ndaj arbitrave për shkak të penalltisë në fundin e pjesës së parë, detyruan arbitrin të nxjerrë nga pankina trajnerin Bizi. Admir Uruçi

 

Teuta bllokon vlonjatët

TEUTA – FLAMURTARI 0-0

TEUTA: Përlleshi, Kuqali, Mustasfallari, Taçi, Jonuzi, Tepshi, Kastrati, Hyka, Muzhaqi, Mezini, Pelivani. Trajner: E.Tetova

FLAMURTARI: Petoshati, Gegaj, Çipi, Fejzo, Filaj, Hysaj, Goxhaj, Abazaj, Halilaj, Klark, Hasani. Trajner: F.Xhafa

GJYQTARË: A.Lushi, D.Memlikaj, A.Kyçi (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Jonuzi, Mezini, Taçi / Hysaj, Halilaj

“Luftë” për një pikë. Teuta dhe Flamurtari ndahen në paqe pas një loje mjaft të ekuilibruar. Megjithatë, durrsakët kanë arritur të ndalin vlonjatët kryesues të Grupit B. Teuta e drejtuar nga Edlir Tetova e kërkoi me ngulm golin, por sulmuesit ishin në një ditë jo të mirë. Nga ana tjetër, edhe Flamurtari pati disa raste për të shënuar. Zamir Qypi

 

Shkëlqen Shkëndija e Tiranës

BESA – SHKËNDIJA E TIRANËS 1-4

GOLAT: Jargavani 69′ / Shuli 71′, 74′, Gjinaj 78′, Sopi 81′

BESA: Hasusi, Xhalezi, K.Dedej, J.Dedej, Jargavani, Cenka, Deliu, Teliti (Dobjani 60′), Hoxha, Harxholli (Morina 46′), Rrena (Beu 46′). Trajner: I.Duro

SHKËNDIJA E TIRANËS: Duzha, Komi, Kastrati, Shuli (Sopi 73′), Zuna (Goga 60′), Tabaku, Miraka, Gjinaj, Ageja, Lleshi (46′ Dragaj), Duka. Trajner: L.Pinari

GJYQTARË: A.Stolaj, E.Spahiu, D.Tomori (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Dobjani 76′ / Duzha 76′

Shkëndija e Tiranës shkëlqen në Kavajë dhe i bën presion Flamurtarit për vendin e parë në Grupin B. Në pjesën e parë pati shumë ekuilibër, madje rastin më të mirë e patën kavajasit me Jargavanin. Ndërsa në 45 minutat e dyta, miqtë dominuan totalisht. Skuadra e drejtuar nga Luan Pinari shënoi katër gola me Shulin dy herë dhe Gjinajn e Sopin. Feriz Ferizaj

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"