Moshat U-17/ Gola “lumë”, Tirana dhe Internacionali fitojnë bindshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 15:37

Moshat U-17/ Gola “lumë”, Tirana dhe Internacionali fitojnë bindshëm

Kanë përfunduar takimet e moshave U-17 për grupet A dhe B. Tirana ka fituar me goleadë përballë Brians. 8 gola kanë shënuar vendasit kundrejt 2 të miqve. Protagonist i takimit ka qenë Gjuzi. Ndërkohë edhe Internacional Tirana ka fituar në transfertë ndaj Laçit me rezultatin jo të zakonshëm, 0-6. Partizani ka humbur në shtëpi ndaj Portos me rezultatin 2-3. I njëjti rezultat është shënuar edhe në Vllaznia-Shkëndija e Tiranës. Më poshtë rezultatet e Grupit A.

u17-a

Pak gola janë shënuar në grupin B të po të njëjtës kategori moshas, por grupi B. Flamurtari ka fituar në transfertë ndaj SH.S.Pepa me rezultatin 1-2. Elbasani ka humbur në shtëpi ndaj Luftëtarit me rezultatin 0-2. Besa dhe Pogradeci janë ndalur në një barazim të bardhë pa gola. Teuta ka fituar me rezultat minimal në Korçë ndaj Skënderbeut vendas. Më poshtë rezultatet e Grupit B.

u17-b

KLASIFIKIMET

KLAS
KLASIF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"