Moshat U-17 | FSHF-ja prish garën në fazën e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2017 | 19:05

Moshat U-17 | FSHF-ja prish garën në fazën e tretë

Kampionati i moshave për U-17 dhe U-19 mbylli fazën e dytë dhe, sipas skemës së FSHF-së, dje duhej të përcaktohej edhe kalendari për fazën e tretë. Mirëpo, kjo nuk ndodhi për grupin B të të dyja moshave, pasi takimi mes Lushnjës dhe Besës u shty për të hënën. Në kushtet kur përcaktimi i kalendarit të fazës së tretë varet nga pozicionimi i ekipeve në renditjen përfundimtare pas dy fazave, gara prishet në momentin kur një ndeshje nuk do të luhet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Sipas burimeve zyrtare në FSHF, Lushnja-Besa për të dyja grupmoshat u shty për dje, për shkak se të dielën në stadiumin “Roza Haxhiu” u luajt ndeshja e ekipit të parë mes Lushnjës dhe Shkumbinit. Gjithsesi, për hir të një gare të ndershme, për të shmangur polemikat, Lushnja-Besa duhet të luhej dje, ashtu siç ndodhi me ndeshjet e tjera.

4

Mirëpo, nuk është vetëm precedenti i ndeshjes në Lushnjë që, në njëfarë mënyre, prish garën dhe paracakton kalendarin e fazës së tretë. Ndryshe nga ndeshjet e tjera për moshat, dje takimet mes Akademisë dhe Internacionalit nuk u luajtën respektivisht në orën 10:00 dhe 12:00. Paratërinjtë e Akademisë zhvilluan ndeshjen e tyre në orën 14:00, pasi kishin mësuar më parë rezultatet e rivalëve.

E njëjta gjë ndodhi edhe me të rinjtë, të cilët, pasi mësuan se si kishin dalë ekipet e tjera në grupin A, luajtën takimin ndaj Internacionalit në orën 16:00. Kësisoj, të tilla situata ka lënë shkas për hije dyshimi në kampionatin e moshave, që në javën e fundit të fazës së dytë duhej të luhej në një orar.

Pas dy ndeshjeve Lushnja-Besa (1-1 U17 dhe 1-0 U19), pritet të zbardhet edhe kalendari i plotë, që do të botohet së shpejti në “Panorama Sport”. Te kampionati U-17, kokat e grupeve janë Tirana dhe Flamurtari, teksa në javën e 19-të do të luajnë me skuadrat që janë renditur në vendet e fundit pas përfundimit të dy fazave.

5

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Tirana nuk përmbahet

Tirana nuk di të ndalet, teksa mposht edhe Shkëndijën me shifrat 3-1. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur nga të dyja skuadrat, ku përveç spektaklit të lojës, janë shënuar edhe gola mjaft të bukur. Redon Veriu dhe Murja realizojnë dy golat e parë. Në pjesën e dytë, Veriu vulos gjithçka, ndërsa golin e nderit për Shkëndijën e shënon Marku.

Abdulla Dushku

1

Vllaznia, vetëm “X”

Olimpiku i trajnerit Alpin Gallo ka ndalur shkodranët në një barazim 1-1. Golit të Qardakut në minutën e 57-të iu përgjigj Lita me 11-metërsh. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, skuadrat shpërthyen në 40 minutat e dyta. Vllaznia insistoi për të shënuar golin e avantazhit, por mbrojtja e skuadrës olimpikase ishte në ditë të mirë.

Abdulla Dushku

2

Shkëlqen Partizani

Partizani shkëlqen ndaj Kukësit, duke marrë një fitore me shifrat 3-0. Ka qenë një fillim i mirë për të kuqtë, kur pas kombinimit të Spahiut me Ismailin, u zhbllokua rezultati. Më pas është Peti që godet dy herë traversën, por kapiteni i të kuqve korrigjon gjithçka më pas, duke shënuar dy gola dhe vulosur triumfin e skuadrës së Çoçllit.

3

Abdulla Dushku

6

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Në Vlorë s’ka fitues

Flamurtari humbet një mundësi të mirë për t’u shkëputur edhe më shumë nga rivali direkt, Teuta. Kryendeshja e javës së fundit të fazës së dytë është mbyllur pa fitues në Vlorë. Fillimisht ishin vendësit që kaluan në avantazh me anë të Merkajt, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë durrsakët arritën të barazonin shifrat me autor Beqjan.

Kastriot Brahimaj

7

Derbi vendoset në limit

Derbi mes dy Dinamove ka përfunduar me fitoren e skuadrës që përfaqëson klubin. Ndeshja u vendos nga një gol në limit me autor Osmanin. Loja ka qenë e ekuilibruar, ndërsa ka spikatur sulmuesi Balla, të cilit i mungoi vetëm goli. Ndërsa nga dinamovitët e Lloshit ka shkëlqyer Osmanaj dhe Qoshku, të cilët bënë diferencën në fushë.

8

Abdulla Dushku

9

10

11

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

12

13

15

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

14

16

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"