MOSHAT U-17/ Football Republic bën historinë, Shkodra feston ngjitjen në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2019 | 9:19

MOSHAT U-17/ Football Republic bën historinë, Shkodra feston ngjitjen në Superiore

Football Republic bën historinë në debutim në kampionatin U-17 të Kategorisë së Parë, duke arritur të fitojë kupën e Grupit B dhe të ngjitet në Superiore.

Futboll Republik

Skuadra e Erbim Fagut ka zhvilluar një sezon fantastik, teksa edhe dje triumfoi në shtëpi ndaj rivalit direkt, Apolonisë, me shifrat 2-1. Golat u shënuan nga Beta dhe Shahaj.

Fuboll RepublicMoshat u17

 

Shkodra thyen edhe Shkëndijën B.

Shkodra ka festuar dje ngjitjen në Kategorinë Superiore të grupmoshës U-17 me një fitore në shtëpi ndaj rivalit direkt të Grupit A, Shkëndijës B.

Shkodra

Skuadra e drejtuar nga Taip dhe Rudi Piraniqi (babë e bir) e kishte të dielën një ditë feste, sepse do të organizohej edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut si kampion e Grupit A. Ndeshja ndaj Shkëndijës B.

ka qenë shumë e luftuar dhe u vendos nga një gol i Piollas me penallti në minutën e 22-të. Tashmë Shkodra do të kërkojë të fitojë edhe titullin, teksa do të përballet në finale me Football Republic.

Shkodra2

A.URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"