Moshat U-17/ Festë në Kavajë, Besa shpallet kampione e grupit B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 17:07

Moshat U-17/ Festë në Kavajë, Besa shpallet kampione e grupit B

Besa ka arritur të marrë trofeun e dytë brenda sezonit. Më herët, 17-vjeçarët kavajas kishin fituar Kupën e Republikës duke mundur në finale Internacionalin dhe dje ngritën lart kupën e kampionit të Grupit B në Superiore. Si askush tjetër këtë sezon, kavajasit thyen çdo rekord që nga fitoret, humbjet që pësuan vetëm 2, golat e shënuar, golashënuesin më të mirë që ishte Jeton Krasniqi me 20 gola, deri tek ajo më kryesorja, loja plot fantazi, argë- tuese, bindëse dhe rezultative.

besa u17

NDESHJA – Në takimin e fundit ndaj Flamurtarit, trajneri Berati aktivizoi thuajse formacionin rezervë, por edhe ata dëshmuan vlera dhe jo më kot bëjnë pjesë te kjo skuadër si Besa. Fillimisht, ishin miqtë që befasuan që në minutën e 16-të me anë të një penalltie, të cilën e ktheu në gol Hasanaliaj. Besa nuk mund të pranonte, edhe pse me rezerva, ta mbyllte me humbje, ndaj u hodhën të gjithë në sulm duke gjetur barazimin shpejt po me penallti me anë të Hoxhës. Talenti 15-vjeçar Lila vulosi fitoren në minutën e 50-të me një gol mjaft të bukur. Kur takimit po i vinte fundi, trajneri Berati futi në lojë thjesht për të qenë prezentë në marrjen e Kupës 4 titullarë, Kacbufin, Voglin, Daiun dhe Mecjen, por edhe portierin rezervë Hasalliun për të bërë debutimin.

Capture7

Mbas përfundimit të takimit të gjithë futbollistët dhe stafi iu gëzuan marrjes së Kupës së kampionit dorëzuar nga Erald Shera. Kapiteni Alesandro Kacbufi ngriti lart kupën dhe entuziazmi arriti kulimin duke e kaluar atë dorë më dorë. Kontribuues të dy trofeve janë të gjithë me në krye trajnerin Ilirjan Beratin e ndihmësin e tij Gent Kaja. Ja dhe kontribuuesit kryesorë të fitimit të dy trofeve, Ilir Dobjani, Alesandro Kacbufi, Ermir Damarja, Aleks Dhjari, Redi Vogli, Enes Daiu, Frenki Meraj, Murat Veliu, Arjan Lemeti, Flavjo Meç- ja, Geri Selita, Jeton Krasniqi, Dritan Murrizi, Kledi Hoxha, Ali Patoshi dhe Sajmir Gjeçi. Krahas tyre edhe Haxhi Rrushi, Gevi Madani, Ergin Culaj, Besim Popa, Andra Lila, Fitim Reçi dhe Xhon Hasalliu dhanë kontribut sa herë u aktivizuan. Në këtë mënyrë pas dekadash të tëra, Kavaja ka një brez të artë që duhet ruajtur. Besa tashmë pret ndeshjet e “play-off”-it, ku do të kërkojë të fitojë titullin kampion të gjithë Superiores. Më poshtë, skedat e të gjitha ndeshjeve të javës së 27-të.

FERIZ FERIZAJ

Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"