MOSHAT U-17/ Shkëndija goleadë dhe kryesim, Tomori thyen Vlorën. Shikoni të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 20:02

MOSHAT U-17/ Shkëndija goleadë dhe kryesim, Tomori thyen Vlorën. Shikoni të gjitha rezultatet

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 15-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:


Skenderbeu1-400x2201

Goleadë dhe kryesim


1

Shkëndija B ka bërë një përmbysje fantastike ndaj Besëlidhjes. Pjesa e parë ka përfunduar me fitoren e lezhjanëve 0-1 pas golit të Kovaçit, por në 45 minutat e dyta, vendësit kanë shpërthyer. Sopi u bë protagonist me dy gola, ndërsa më pas radhën e kishte Jushi për t’i çuar shifrat 3-1. Dopieta e Krasniqit në fund vulosi fitoren. Abdulla Dushku

Zhgënjen Elbasani

 

2

Durrësi 04 shkatërron Elbasanin dhe ngjitet në vendin e dytë të grupit B për U-17. Një fitore e bukur për skuadrën private durrsake që drejtohet nga Muhamet Hoxha. Bespallov dhe Isteri kanë shënuar nga dy gola secili, ndërsa Velaj ishte autori i tretë në këtë triumf. Elbasani u tregua i pafuqishëm, duke realizuar vetëm me Kasën. Abdulla Dushku

Bind Football Republic


3

Football Republic gjunjëzon Bylisin me shifrat 5- 0 në një ndeshje ku miqtë rezistuan vetëm 19 minuta. Skuadra e drejtuar nga Matko Djarmati shënoi fillimisht me Hoxhën e më pas brenda pjesës së parë realizoi edhe dy herë të tjera me Januzin dhe Dokun. Ndërsa në pjesën e dytë Petro dhe Jani u bënë protagonistë me dy gola që vulosën suksesin. Abdulla Dushku

Tomori thyen Vlorën


4

Fitore e merituar e Tomorit përballë Vlorës, duke zhvilluar një ndeshje me nivel. Edhe pse me rezultat të ngushtë, duhet thënë se nuk u vu asnjëherë në dyshim triumfi nga të besuarit e Klodian Arbërit. Beratasit kanë shënuar të parët me anë të Cenos, ndërsa kanë dyfishuar në pjesën e dytë me Shabanajn. Në fund vlonjatët shkurtuan me Çobon. Edi Spahiu

Kukësi befason Spartakun


5

Katër gola për një pikë në sfidën SpartakuKukësi. Veriorët kanë befasuar duke realizuar dy herë afër fundit. Goli i Fuçisë në minutën e 56-të krijoi idenë se Spartaku do ta kishte të lehtë për të ruajtur rezultatin, por Ademaj dhe Mica shënuan brenda dy minutash për Kukësin. Goli tjetër për Spartakun u realizua me penallti nga Shehu. Abdulla Dushku

Vora bën spektakël


6

Vora u jep një “shuplakë” krutanëve, duke shënuar pesë gola dhe shkëlqyer në fushë. Me dy dopieta nga Brahimaj dhe Thana, si dhe një gol të Muçës, vorakët kanë marrë një fitore të thellë me Kastriotin në kompleksin “Olimpik”, në një takim që u luajt të dielën në mbrëmje me drita. Skuadra krutane nuk shënoi dot as golin e nderit. Abdulla Dushku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"