Moshat U-17/ Besa thyhet mes tensionit, përleshen prindërit në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 18:25

Moshat U-17/ Besa thyhet mes tensionit, përleshen prindërit në Durrës

Pas një ecurie fantastike, Besa ndalet në Durrës, duke humbur pikërisht 2-1 ndaj Teutës. Vendësit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në shtëpi, duke shënuar fillimisht me Gorën në minutën e 24-t. Kavajasit barazuan në pjesën e dytë me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Kaçbufi.

besa u 17

Gjithsesi, gëzimi nuk zgjati shumë, sepse durrsakët përmbysën gjithçka me Çyrbjen, që shënoi një gol spektakolar. Mirëpo, në pjesën e dytë pati një përplasje mes tifozëve, pra prindërve të lojtarëve. Ishte penalltia që u bë shkak, e cila u akordua nga gjyqtari Bylykbashi për Besën.

Besa

U desh ndërhyrja e policisë për qetësuar gjakrat, ndërsa dy persona u shoqëruan në komisariat. Edhe pse ishte një ndeshje pa rëndësi të madhe për shkak se ekipet kanë diferencë të madhe në klasifikim, u tensionua për shkak të prindërve të futbollistëve, që kontestuan vazhdimisht vendimet e arbitrit. Loja u ndërpre për disa minuta, por në fushë mes lojtarëve s’pati probleme.

Drilon Xhepollari

Tirana

Vllaznia

Partizani

aF dINAMO

sHKENDIJA E DURRESIT

Dinamo Pogradeci

Skenderbeu u17

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"