MOSHAT U-15/ Internacionali dhe Apolonia nuk falin, bindin Tirana me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 19:23

MOSHAT U-15/ Internacionali dhe Apolonia nuk falin, bindin Tirana me Vllazninë

U luajtën këtë fundjavë ndeshjet për moshat U-15, të vlefshme për xhiron e 14-të. Panorama Sport, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara.


81038357_2459708777629976_2068072833728118784_o-300x225

Dominim dhe tripletë ndaj Partizanit 

11

Internacionali nuk di të ndalet në kampionatin U-15. Edhe në ndeshjen kundër Partizanit, skuadra e drejtuar nga Artur Shulku ka triumfuar me shifrat 3-1, duke vazhduar kryesimin në Grupin A me 39 pikë, tri pikë më tepër se Tirana e vendit të dytë. Ndaj të kuqve të drejtuar nga Ledio Pano ka qenë një ndeshje e cila praktikisht u mbyll që në pjesën e parë. Hiso kaloi në avantazh Internacionalin në minutën e 27-të. Ky gol i bëri me krahë kryesuesit, të cilët pa kaluar ende tri minuta, ia dalin të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Tresës. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2 për Internacionalin. Me fillimin e pjesës së dytë, të kuqtë janë më agresivë dhe shtyjnë në sulm. Masha rihap takimin në minutën e 50-të, duke krijuar idenë se loja mund të shkonte drejt barazimit 2-2. Mirëpo, ndodhi e kundërta, pasi goli i Gucit për miqtë nuk u la asnjë shans të kuqve për të marrë të paktën një pikë. Internacionali e meritoi fitoren dhe këtë javë do të luajë me Kukësin.

Abdulla Dushku

Shkëlqen Tirana

12

Tirana ka likuiduar Laçin brenda pjesës së parë, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e Grupit A. Skuadra e drejtuar nga Endrit Agushit ka fituar me shifrat 4-0, ku protagonist absolut ka qenë Ageja me tripletë. Laçi ka rezistuar vetëm pesë minuta, ndërsa më pas gjithçka e marrë në dorë Ageja. Golin e katërt e shënoi Reçi.

Abdulla Dushku

Vllaznia super

13

 

Football Republic dhe Vllaznia kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të bukur të shtunën, por në fund ishin shkodranët ata që dolën me tri pikë nga kryeqyteti. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën miqtë bënë diferencën me dy gola të shpejtë të Kolës dhe Zaganjorit. Vendësit u munduan të reagonin, por shkodranët e menaxhuan mirë lojën.

 Abdulla Dushku

Goleadë e Apolonisë

14

Apolonia ka mundur Elbasanin në shifrat e thella 5-1, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Serinë e golave e hapi Lutaj, për t’u pasuar nga Dimo dhe Toska. Fierakët nuk ndalen, pasi është radha e Tahirajt për të shënuar të katërtin, ndërsa Vishocica realizon golin e nderit për vendësit. Në fund shifrat i vulos Boçova për të tijtë.

Vladimir Mema

Në Kavajë s’ka fitues

15

Besa dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen mes tyre. Ka qenë një lojë me shumë rivalitet, paçka se durrsakët kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Çelës. Në pjesën e dytë kavajasit kërkuan me ngulm golin e barazimit dhe e gjetën në minutën e 55-të me Lecinin. Megjithatë, skuadrat nuk arritën të shënonin gola të tjerë.

Feriz Ferizaj

Pepa zhyt Luftëtarin


17

Pepa ka mundur me “poker” golash Luftëtarin. Ka qenë një ndeshje që foli tërësisht për vendësit, teksa fillimisht për ta shënoi Kashari në të 22-ën dhe më pas edhe në të 47-ën. Hida dhe Muça për vendësit i dërguan shifrat përfundimtare në 4-0, me elbasanasit e Pepës që marrin një fitore pa shumë vuajtje përballë gjirokastritëve.

Vladimir Mema

Përmbysje e Akademisë

18

Akademia e Futbollit ia del të fitojë në Lezhë kundër Brians. Fillimisht ishin vendësit që kaluan të parët në avantazh me anë të Myrtajt. Por, brenda pjesës së parë 15-vjeçarët kryeqytetas përmbysën gjithçka falë golave të Stafukës dhe Stojkut. Më pas ishte radha e Sulajt në pjesën e dytë, ndërsa Suta për Briansin shënoi me penallti.

Preng Gjikola

Flamurtari i dyti, mposht korçarët

19

Flamurtari ka marrë një fitore në shtëpi në takimin përballë Skënderbeut me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat dhe mjaft e balancuar në fushë, por me vlonjatët të cilët ia dolën të marrin tri pikët. Që në minutat e para loja ishte e shpejtë, teksa në minutën e 4-t Lleshaj zhbllokoi rezultatin dhe kaloi në avantazh kuqezinjtë. Miqtë u përpoqën dhe 5 minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë gjetën golin me Gjatollin, i cili i çoi shifrat në 1-1. Pjesa e dytë vijoi me po të njëjtin ritëm, teksa gjithçka dukej se do të mbyllej barazim. Mirëpo, ishte Bendaj që në minutën e 69-të kaloi sërish në avantazh Flamurtarin, me një gol që mjaftoi për t’u dhënë tri pikët bregdetarëve. Pas 14 javësh kampionat vlonjatët e shohin veten në vendin e dytë me 28 pikë. Skuadra e drejtuar nga Bledion Guga ka një diferencë prej 5 pikësh më pak se Apolonia kryesuese. Të shtunën vlonjatët luajnë me Bylisin në Ballsh.

Enriko Gabaj

Shënkolli, pikë shprese

20

81038357_2459708777629976_2068072833728118784_o-300x225Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"