MOSHAT/ Besa eliminon Skënderbeun nga Kupa, Teuta “poker” Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2019 | 14:00

MOSHAT/ Besa eliminon Skënderbeun nga Kupa, Teuta “poker” Dinamos

Kupa e Shqipërisë për moshat ka vazhduar dje me katër ndeshjet e radhës së turit çerekfinal. Dy takime janë luajtur për U-17 dhe dy për U-19, duke përcaktuar skuadrat që kalojnë në fazën gjysmëfinale.

Besa

Të mërkurën do të luhet edhe ndeshja e vetme që ka mbetur për 19-vjeçarët mes Tiranës dhe Shkëndijës së Tiranës për të përcaktuar se cila skuadër do të kalojë në gjysmëfinale.

NDESHJET – Për sa i përket U-17, Teuta është kualifikuar me lehtësi duke mundur me rezultatin e thellë 4-0 Dinamon. Një sfidë që është kontrolluar e gjitha nga durrsakët. Blutë kanë rezistuar vetëm në pjesën e parë, e cila është mbyllur me rrjeta të paprekura. Fraksioni i dytë ka nisur menjëherë me gol nga Teuta që kalon në avantazh me anë të Mukës. Pak minuta më pas është Qehaja që dyfishon pas goditjes së saktë të penalltisë.

50690165_1158820964285288_3678098082626535424_o

Në të 72-ën është Dashi që realizon po nga 11- metërshi, ndërsa vulos rezultatin Qehaja në të 76-ën. Sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Flamurtarit është zhvilluar e fortë dhe me raste nga të dyja ekipet. Sfida është vendosur nga një gol i vetëm i shënuar nga Kadriaj me penallti që i ka dhënë kualifikimin Flamurtarit.

Te U-19, Besa vazhdon të jetë skuadra që vendos diktatin. Kavajasit që gjatë sezonit të kaluar fituan tri trofe, edhe në ndeshjen e djeshme çerekfinale ndaj Skënderbeut, kanë fituar 3-0 duke mos e diskutuar për asnjë moment kualifikimin. Është Cara që në minutën e 3-të zhbllokon sfidën dhe i jep avantazhin Besës.

effdfd

Afër fundit të pjesës së parë dyfishon Selita. Korçarët mundohen të reagojnë, por e kanë të vështirë të shënojnë. Në pjesën e dytë është Rushi që realizon golin e tretë, duke vulosur fitoren e Besës. Ndërsa, ndeshja tjetër ndërmjet Shkëndijës së Durrësit dhe Flamurtarit është e fortë dhe pas 90 minutash nuk ka gola.

u19

Duhej goditja e penalltive që Shkëndija të fitonte 4-2 dhe të kualifikohej për në gjysmëfinale. Tashmë, do të luhet edhe ndeshja e mbetur për U-19 mes Shkëndijës së Tiranës dhe Tiranës që të plotësohet 4-shja gjysmëfinaliste. Më pas, FSHF do të hedhë shortin që të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste të këtij aktiviteti.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"