“Mos u shqetëso, këtu nuk ka bejsboll”, klubi i Bundesligës i bën ftesë të hapur Ibrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 14:22

“Mos u shqetëso, këtu nuk ka bejsboll”, klubi i Bundesligës i bën ftesë të hapur Ibrës

Zlatan Ibrahimoviç është një nga lojtarët më të përfolur kohët e fundit, teksa është në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën.76605215_2813534068677863_2458312282342424576_o

Vetëm pak ditë më parë, suedezi njoftoi largimin përfundimtar nga Los Anxheles Galaksi, teksa postoi edhe një status me stilin e tij, duke thënë: “Tani shkoni të shikoni bejsboll.”

Shumë skuadra e dëshirojnë 38-vjeçarin në ekipet e tyre përkatëse, me shumicën që janë nga kampionati amerikan. Megjithatë një ftesë sulmuesit i vjen edhe nga Bundesliga, kampionat ku ai nuk ka luajtur asnjëherë.

Nëpërmjet një postimi në “Façebook”, Shalke 04 i ka bërë ftesë të hapur, edhe në mënyrën e një shakaje: “Mos u shqetëso Zlatan, këtu në Gelsenkirshen nuk ka bejsboll.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"