“Mos u nxitoni, llogaritë bëhen në maj”, Rubin Hebaj: Kisha nevojë për ndeshje të tillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 23:54

“Mos u nxitoni, llogaritë bëhen në maj”, Rubin Hebaj: Kisha nevojë për ndeshje të tillë

Teuta pavarësisht së krijoi shumë ndaj Bylisit për të shënuar, nuk arriti të dalë më tri pikë, por në fund ngulmimi u shpërblye me golin e Hebajt, i cili barazoi shifrat në 1-1. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur sulmuesi i Teutës, Rubin Hebaj, i cili ka analizuar këtë takim.

TEUTA KUKESI HEBAJ NDRECA

Hebaj, shprehet se Teuta pas një jave jo të mirë ndaj Erzenit do të kërkojë tri pikët. Sulmuesi i bluve shprehet se në këto momente s’do parë renditja, por të marrë ndeshjet një e nga një. Po kështu Hebaj thotë se llogaritë do të bëhen në maj.

Si ishte paraqitja e skuadrës nga pikëpamja juaj?

Mendojë që skuadra zhvilloi një lojë të shumë mirë dhe kërkuese deri në fund. Vrapuam të gjithë edhe për njëritjetrin. Më vjen shumë keq që nuk e fituam ndeshjen, pasi pas golit të barazimit shtuam presionin, por fatin e kishim kundra.

Duket sikur po rigjeni formën dhe golat?

Kisha nevojë për një ndeshje të tillë, sidomos në aspektin fizik. Sigurisht dhe shënimi të jep besim. Mendojë që gjithçka është perfekte, por në sulm kemi shumë cilësi e herët a vonë e gjemë rrugën e golit. Mendoj se na duhet kohë për të punuar, por është një kënaqësi e madhe të luaj me këta djem.

Si e shikoni ndeshjen e radhës ndaj Erzenit?

E them gjithmonë së në këtë profesion duhet të punosh çdo ditë nga e para. Kemi shumë ndeshje e le t’i marrim me radhë. Erzeni është një kundërshtar që po bën mirë dhe normale që do të fokusohemi që të arrijmë ta fitojmë këtë ndeshje dhe të ecim përpara.

Një trepikësh këtë javë do t’ju bënte shumë punë, si e shihini?

E dimë që është shumë e rëndësishme, sidomos pas atij barazimi në javën e kaluar. Kemi marrë një pikë në dy ndeshje e fundit dhe duhet të vijomë të punojmë fort që të arrijmë te suksesi.

Si po e përgatisni këtë ndeshje?

Si për çdo ndeshje. Kujdesimi për aspektin mbrojtës dhe atë sulmues. Normalisht që për të fituar duhen bërë gjërat e duhura. Personalisht jam gati.

Cilët janë objektivat tuaj për këtë sezoni?

Qëllimi primar është përmirësimi dhe deri tani ia kemi dalë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë e të fitojmë sa më shumë prej tyre. Llogaritë në fund të sezonit do të na tregojnë se çfarë kemi arritur.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"