“Mos u habitni nëse Teuta fiton titullin kampion”, flet Arapi: Mund të bënim më mirë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2019 | 9:24

“Mos u habitni nëse Teuta fiton titullin kampion”, flet Arapi: Mund të bënim më mirë në Europë

Renato Arapi është zgjedhur si pjesë e formacionit të vitit 2019 nga Shkëlqim Muça për “Rtsh”, me mbrojtësin e Teutës që në një intervistë për “Rubrika Sportive”, ka folur për rikthimin e tij në Shqipëri, dhe shprehet se durrsakët mund të dalin kampionë këtë sezon.renato arapi

“Për momentin që po kaloja në Turqi, mendoj që ka qenë zgjedhja e duhur për tu rikthyer në Shqipëri. Fillimi pas ardhjes këtu ka qenë i vështirë, deri kapa formën më të mirë. Nuk ka qenë e vështirë të përshtatem, edhe te Skënderbeu kam luajtur disa ndeshje në qendër, dhe për këtë arsye përshtatja ka qenë e lehtë.

Te Teuta ka ndryshuar loja në grup, pasi në një ekip nuk mbrojnë vetëm mbrojtësit, por edhe pjesa tjetër.

Nëse nuk do të kishim pësuar 3 gola në ndeshjen e parë, mund të kishim bërë më mirë në Europë. Duhet të ishim më të kujdesshëm, por ndikoi edhe eksperienca. Megjithatë arritëm objektivat që kishim në kampionat, dhe tani kemi objektiva të tjerë.

Titulli? Këtë vit mund të ketë surpriza. Me 2-3 afrime të rëndësishme, nuk do të jetë çudi që Teuta që shpallet kampion.”, u shpreh Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"