“Mos të bëjmë budallallëqe”, Gatuzo i bën thirrje ekipit: Mjaft me Barçën dhe Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 10:18

“Mos të bëjmë budallallëqe”, Gatuzo i bën thirrje ekipit: Mjaft me Barçën dhe Champions-in

Xhenaro Gatuzo dhe Napoli janë njohur me kalendarin që e pret në Ligën e Kampioneve, në rast se arrijnë të kalojnë Barcelonën, pas barazimit 1-1 në vajtje, në “San Paolo”.hysaj gatuso

Por nëse trajneri do të presë ditën e sotme të konferencave për shtyp për të folur diçka mbi shortin e djeshëm në Nion, Gatuzo është parë shumë i karikuar në stërvitje.

Në pritje të duelit të së dielës me Milanin, trajneri i Napolit nuk ka nguruar që t’i ulërasë futbollistëve të tij, që diskutonin mbi shortin e sotëm, i cili nëse e sheh Napolin fitues me Barcelonën, do të presë me shumë mundësi Bajernin e Mynihut: “Mjaft me Barçën dhe Champions-in. Kokën te Milani. Mos të bëjmë budallallëqe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"