“Mos prisni gol çdo javë nga unë, s’quhem Levandovski”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 12:58

“Mos prisni gol çdo javë nga unë, s’quhem Levandovski”

Së bashku me Kimish, në konferencën e djeshme për shtyp të Gjermanisë ishte edhe sulmuesi i Lajpcigut, Timo Verner. 23-vjeçari nuk po kalon një moment të mirë përpara porte.

Verner

“Nuk mund të shënosh çdo ndeshje për sa kohë nuk quhesh Levandovski. Njerëzit e vënë re shumë shpejt kur nuk shënon, por nëse nis të mendosh për këtë, atëherë gjërat përkeqësohen më shumë. Unë nuk e bëj”. Pastaj vëmendja spostohet te ndeshja kundër Bjellorusisë:

“Do të jetë një sfidë shumë fizike. Ata do të tentojnë të fitojnë topin dhe të nisen në kundërsulm. Nëse do të arrinim një fitore të thellë, do të më pëlqente të shënoja disa gola. Problemet në mbrojtje? Pavarësisht gjithçkaje ne jemi një skuadër më e mirë dhe do ta tregojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"