“Mos prezenca jote, humbje për futbollin shqiptar”, Osmani drejtorit të Vllaznisë: Nga të paktët që merr vesh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 15:55

“Mos prezenca jote, humbje për futbollin shqiptar”, Osmani drejtorit të Vllaznisë: Nga të paktët që merr vesh…

Tirana barazoi me Partizanin ditën e djeshme, një rezultat që për bardheblutë mund të quhet si fitore, pasi janë afruar më shumë me titullin.

hasani osmani

Edhe njëherë Egbo zgjodhi të aktivizojë lojtarët që ka përdorur shpesh nga koha që ka marrë drejtimin e skuadrës. Një nga ata që mbeti në stol ishte, Tefik Osmani. Pikërisht ky i fundit, ndonëse nuk luajti, ka postuar një foto nga dita e djeshme në stadiumin “Air Albania”.

Menjëherë bie në sy një koment i drejtorit të akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani, i cili shkruan: “Është humbje për futbollin shqiptar mos prezenca jote në fushë.” Nuk ka munguar edhe përgjigjja e Osmanit, i cili duke qeshur shkruan: “Je nga të paktët që merr vesh nga futbolli”.

JG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"