“Mos na vërshëlleni me gabimin e parë”, Konte: Tifozët duhet të kuptojnë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 11:01

“Mos na vërshëlleni me gabimin e parë”, Konte: Tifozët duhet të kuptojnë se…

Disa raste të shpër doruara dhe një barazim 0-0 që mundet edhe të kënaqë Interin e tij. Në çdo rast, gota e Antonio Kontes është gjysmë plot: “U përballëm kundër një rivali duke luajtur shumë mirë, portieri i tyre ishte më i miri në fushë”, ka shpjeguar trajneri zikaltër në përfundim të ndeshjes. Dhe më pas ka shtuar: “U bëj komplimente lojtarëve të mi, më vjen keq vetëm sepse shpërdoruam shumë”. 

konte

RASTET 

Konte shpjegon arsyet se përse skuadra e tij nuk arriti t’i shfrytëzonte rastet. “Krijuam shumë kundër një skuadre të pozicionuar mirë në fushë dhe merita u shkon e gjitha lojtarëve që dhanë gjithçka. Duhet të shënonim, rastet i patëm dhe të pastra, pati edhe disa gabime të tyre të diktuara nga presingu ynë, rrezikuam edhe me mesfushorët, duhet të tregoheshim më agresivë përpara portës, por nuk mund t’u kërkoj më shumë lojtarëve, dhanë gjithçka”.

tifozet e interit

TIFOZËT 

“San Siro” nuk u tregua shumë i butë me lojtarët, mbi të gjithë me Lazaron. Konte nuk është dakord: “Publiku duhet të na mbështesë dhe ndihmojë sepse është një moment shumë i ndërlikuar për skuadrën. Sot (dje) në disa ndalesa të gabuara pati disa vërshëllima, ky fakt nuk është pozitiv dhe nuk na ndihmon. Kam nevojë për të gjithë dhe tifozi këtë duhet ta kuptojë, duhet të na mbështesin dhe jo të na vërshëllejnë te gabimi i parë, nuk është e lehtë të luash në ‘San Siro’. Disa nga lojtarët janë të rinj dhe kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve. Pata dëshirë ta them këtë, sepse duhet mbrojtur grupi”.

mirante.roma.2018.19.primo.piano.356x237

MIRANTE 

Mbi të gjitha në pjesën e parë formacioni i tij u tregua i zoti në rikuperimin e topave pranë zonës kundërshtare. “Ndeshja pati aspektet pozitive dhe negative. Kur ushtron presing të avancuar dhe nëse rrëmben topin ke menjëherë mundësi të kërkosh goditjen. Aspekti negativ është që shpenzon energji dhe nëse të driblojnë, lë fushë të hapur, duhet treguar shumë kujdes. Sot (dje) lojtarët e zbatuan mirë kundër një skuadre shumë të aftë në qarkullim. Është diçka e studiuar. Sot (dje) Mirante u paraqit në mënyrë të jashtëzakonshme, shpëtoi shumë gola. Kur fitojmë, e bëjmë të gjithë së bashku, kur nuk e bëjmë, është përgjegjësia e të gjithëve, jo vetëm e sulmuesve. Në ndeshje të tilla duhet të shënosh kur ke rastin, sepse më pas zhvendosen ekuilibrat”.

barcelona inter

BARCELONA 

Të martën sfidohet Barcelona, në një duel për t’u fituar për të kaluar në 1/8-at e Champions-t. “Duke parë një video është e lehtë të thuash se ushtrojmë presing me kurajë. Në Barcelonë e bëmë për 60 minuta, por shpërdoron energji, nuk është vetëm çështje kuraje, por edhe sa benzine ke në këmbë. Po luajmë me vazhdimësi, rrugës ka vështirësi, por do të përpiqemi”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"