“Mos na çaj k***n ti”, Konte shpërthen keq ndaj trajnerit të Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 0:21

“Mos na çaj k***n ti”, Konte shpërthen keq ndaj trajnerit të Veronës

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Veronës në transfertë, duke konfirmuar kështu, momentin e vështirë që zikaltërit po kalojnë. Ai që po e përjeton më së shumti këto situatë negative, është padyshim trajneri Antonio Konte. Këtë fakt e konfirmon edhe reagimi banal në minutën e 35-të të pjesës së parë.

Konte2

Pas një faulli të dhënë nga arbitri në favor të vendasve, pas një kontakti me Lukakut dhe Kumbullës, trajneri zikaltër ka bërtitur: “Çfarë faulli është?”.

Juriç është ankuar dhe Konte i është përgjigjur ashpër: “Juriç, mos na çaj k***n dhe mbylle gojën”. Trajneri i verdhebluve është kundërpërgjigjur: “Mbylle ti, po si guxon”. Është dashur ndërhyrja e arbitrit të katërt për të ndarë dy trajnerët.

Konte55

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"