“Mos me motorr se po presim pagën e dytë të luftës”, Tefik Osmani koment epik Dukes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:53

“Mos me motorr se po presim pagën e dytë të luftës”, Tefik Osmani koment epik Dukes

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka postuar së fundmi një foto në faqen zyrtare në “Instagram”, i hipur mbi një motor të kuq.

duka osmani

Duka ka vendosur edhe një kaskë për të qenë sa më i sigurt, gjithsesi komentet ngacmuese nuk kanë munguar. Kush tjetër përvecc Tefik Osmanit. Futbollisti korçar, i cili shquhet për batuatat e tij pikante, nuk ka nguruar të ngacmojë edhe kreun e FSHF-së.

Armand Duka

“Armando Duka, mos me motorr se po presim pagën e dytë të luftës”, ishte komenti epik i Osmanit në Instagramin e Dukës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"