“Mos më lësho më kurrë”, Ikardi ribashkohet me Uanda Narën… në Instagram

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 16:23

“Mos më lësho më kurrë”, Ikardi ribashkohet me Uanda Narën… në Instagram

Telenovela Ikardi-Uanda Nara nuk ka fund. Pas rrebeshit të ditëve të kaluara, duket se për sulmuesin e PSG ka një rreze drite që të kthehet përsëri në krahët e bashkëshortes së tij që e ka akuzuar publikisht për tradhti.

sdfsdfdf

Të paktën kështu duket në rrjetet sociale, ku Ikardi, i cili vendosi të mos ishte pjesë e PSG-së këtë javë derisa të zgjidhte telashet familjare, nuk ndal së postuari për bashkëshorten e tij.

Postimi i fundit është domethënës. “Më përqafo dhe mos më lësho më kurrë”, shkruante Ikardi përkrah një fotoje të çiftit të disa kohëve më parë.

Tani pritet të mësohet nëse kjo taktikë e sulmuesit po funksionon dhe si do të jetë përgjigja e Uanda Narës, e cila ka ruajtur qetësinë thuajse plotësisht në këto ditë, përtej shpërthimeve në rrjetet sociale herë pas herë për historinë e tradhtisë të së shoqit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"