“Mos ma prekni Donarumën!”, Galtie: Yjet e PSG-së dinë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 14:37

“Mos ma prekni Donarumën!”, Galtie: Yjet e PSG-së dinë që…

PSG-Brest është ndeshja e radhës për kampionët e Francës, sot në orën 17:00.

GALTIE

Në kuadër të sfidës ka folur edhe Kristof Galtie që ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrë direkte kritikave ndaj Xhanluixhi Donarumës, i fajësuar pas ndeshjes me Juventusin për një dalje të gabuar që solli golin e 2-1.

“Nuk do të ketë ndryshime në portë, nuk jam ai tip trajneri. Kemi prirjen të harrojmë se Donaruma është i ri dhe vërtet gaboi në daljen te goli i Juventusit, por ishte autor i dy pritjeve fantastike, që më pas na shmangën nga barazimi i mundshëm i bardhezinjve.

Më duket sikur e kemi diskutuar edhe më parë temën e Xhixhos. Ai është numri 1 i skuadrës, ka fizikun e duhur, është i gjatë, teknik dhe nuk mund ta gjykoj nga një gabim apo nga studimi i keq i një trajektoreje”, u shpreh Galtie.

Më pas vëmendja e trajnerit shkoi te sulmuesit. Kohët e fundit janë përfolur edhe shkëndija në dhomat e zhveshjes mes yjeve. Në qendër të ciklonit mediatik janë Nejmar dhe Mbape. Trajneri i PSG-së driblon polemikat, teksa nxitoi të sqaronte:

Një nga treshja e sulmit do të pushojë, por zgjedhjen do ta bëj përpara sfidës me Brestin. Për sa i takon raportit Nejmar-Mbape mund të them se është një raport i rregullt mes dy shokëve të të njëjtit ekip.

E di që në ndeshjen ndaj Juventusit, Mbape nuk i pasoi në një moment Nejmarit, por kjo sepse nuk e vuri re dhe ishte i përqendruar te goditja. Jam i sigurt se herën tjetër ai do të asistojë për Nejmarin.

Ajo që ndodhi në fushë mes tyre është një situatë klasike në futboll, por me sa di kanë folur dhe janë sqaruar. Prandaj, e keni të kotë që të tentoni të hapni polemika, pasi asgjë nuk na prish harmoninë, kështu që kokën te Bresti”, përfundoi trajneri i kampionëve të Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"