“Mos i nënvlerëso, janë k*rva”, Skënderbeu i nxjerr mesazhet Dervishit ku shan Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 23:04

“Mos i nënvlerëso, janë k*rva”, Skënderbeu i nxjerr mesazhet Dervishit ku shan Partizanin

Klubi i Skënderbeut është revoltuar pa masë pas deklaratës së ish-drejtorit të Partizanit, ku thoshte ndër të tjera se Skënderbeu është simbol i trukimit dhe do i’a hedhin çelësat në oqean. Dritan Dervishi ka qenë shumë i ashpër dhe pas vendimit të KAS për t’i kthyer titullin e vitit 2016 korçarëve.

dervishi

Pas kësaj klubi ka nxjerrë mesazhet që Dervishi i ka çuar Takajt pak ditë pas vendimit të UEFA-s për t’a dënuar me 10 vite. Ne mesazhin e parë Dervishi e ngushëllon Takajn dhe i thotë se është pranë tij.

Ndërkohë pak ditë me vonë, para ndeshjes Skenderbeu- Partizani, Dervishi i çon sërish sms Takajn dhe i thotë se duhet të bëj kujdes sepse ata janë legena. Jane k..va… “Panorama sport” ka siguruar mesazhet mes te dyve dhe i sjell ekskluzivisht.

takaj

Ja biseda e plotë, ku përmendej edhe drejtori i departamentit te sportit në RTSH, Pano Xhixho, si regjisori qe orkestroi dergimin e letrave në UEFA kundër Skënderbeut.

Biseda nr 1, 16 shkurt…

Dervishi: Të jam pranë në këtë moment të vështirë. Shpresoj ta kalosh me sukses. Rraca jonë është më e keqe dhe bën dasëm për fatkeqësinë e tjetrit. Forca mos u dorëzo, të tjerët i kanë brenda në klub bastet! Ciao!

Takaj: Rrofsh, xhelozia e madhe!

Biseda nr 2, 20 shkurt…

Dervishi: Të shoh se çfarë ekipi ke ketë javë. Po nuk fitove vendosju gjobë!

Takaj: Po i mundim ata!

Dervishi: Mos i nënvlerëso legenat. Futbolli ka rivalitet, por ka edhe burrëri. Ata janë kur*a farë. Letrat nga ata janë nis. Regjia, Pano Xhixho.

Takaj: Po e di!

Dervishi: Kur është ndeshja?

Takaj: Të premten në orën 18:00

sms1logo

255sakt

 

 

Ja çfarë deklaroi ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi në një prononcim për “Panorama Sport”, në lidhje më vendimin e dhënë nga KAS.

dritan dervishi

“E respektoj vendimin e KAS, por do ta respektoj edhe kur t’i hedhin çelësat në oqean një skuadre që është simbol i  trukimit… Të kemi besim te drejtësia, të kemi besim te institucionet, UEFA, FSHF, etj… Por shumë shpejt po vjen vetingu dhe në futboll dhe ajo skuadra që ka trukuar që ka fituar kampionatet me presion dhe të politikes do të paguaj. Drejtësia e vërtet vonon por nuk harron”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"