“Mos e urreni”, Jurgen Klop flet për largimin e Manesë: Një nga lojtarët më të mirë në historinë e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 17:54

“Mos e urreni”, Jurgen Klop flet për largimin e Manesë: Një nga lojtarët më të mirë në historinë e Liverpulit

Sadio Mane u bë zyrtarisht një futbollist i Bajernit të Mynihut pas transferimit të tij nga Liverpuli. Për këtë transferim ka folur dhe vetë trajneri gjerman, Jurgen Klop, i cili e cilësoi senegalezin si një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit.

KLOP MANE

“Një nga futbollistët më të mirë në historinë e Liverpulit u largua dhe ne duhet ta kuptojmë se sa sdomethënëse është kjo. Golat që ka shënuar, trofetë e fituar, ai pa dyshim është një legjendë, po gjithashtu dhe një ikonë moderne e Liverpulit. Kush e urren nuk është një tifoz i Liverpulit. Fjalët më të rënda që ne duhet t’i themi sot janë ‘Do të na mungosh’”, ishin fjalët e Klop.

Mane tashmë do të nisë një aventurë të re në Bundesligë dhe do të jetë lojtari i Bajernit deri në vitin 2025.

LEXO EDHE: ZYRTARE/ Afrimi që pritej me padurim nga tifozët, Bajerni njofton goditjen e madhe të merkatos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"