Mos e besoni po deshët! Ja kush është kampionia e “Fair-Play” sipas FSHF-së pas 26 javësh kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:11

Mos e besoni po deshët! Ja kush është kampionia e “Fair-Play” sipas FSHF-së pas 26 javësh kampionat

Institucioni i futbollit shqiptar jep që prej sezonit 2012-2013 trofeun “Fair-Play” në Kategorinë Superiore. Në fund të çdo kampionati, klubit fitues i dorëzohet një pllakatë dhe gjithashtu një shumë prej 15 milionë lekësh të vjetra.

Kategoria Superiore 81

Ky trofe në këto shtatë sezone është fituar rregullisht nga Teuta, për vetë komoditetin që ka ofruar gjithnjë ambjenti në stadiumin e Durrësit, por edhe për ndëshkimet e pakta që kanë marrë në total gjatë një kampionati lojtarët apo edhe fusha e “Niko Dovanës”. Natyrisht, këtu bëhet fjalë për kartonët e verdhë apo të kuq sa u përket futbollistëve, e gjithashtu ndëshkimet që mund t’i bëhen fushës pas vendimeve që merren nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

Laci-Luftetari

Sipas rregullores së institucionit të futbollit, njeriu që ka në dorë vlerësimin e ekipeve sa u përket pikëve për renditjen “fair-play” është delegati i ndeshjes, i dërguar nga FSHF. Në rregullore përcaktohet edhe fakti që delegati duhet të konsultohet edhe me arbitrin kryesor dhe sipas rastit me vëzhguesin. Sa u përket aspekteve negative të vlerësimit, ndikon së tepërmi ndëshkimi me kartonë i futbollistëve.

RENDITJA FAIR PLAY LOGO

Faksimile e renditjes së publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së

Çdo karton i verdhë vlerëson ekipet me -1 pikë, ndërsa një kuq me -3 pikë. Ndërsa te aspektet pozitive futen sjellja e publikut gjatë ndeshjes, që merr maksimumi 5 pikë, si dhe loja që dhurojnë skuadrat.

Rregullorja Fair Play

Kësisoji, delegatët duhet të bëhen edhe pak specialist futbolli, duke vlerësuar ato skuadra që bëjnë futboll të bukur dhe fitojnë rregullisht me maksimalisht 10 pikë. Natyrisht kjo është pak relative, por gjithsesi mbetet në dorë të delegatëve. Këta të fundit vlerësojnë edhe sjelljen e zyrtarëve të klubeve, duke filluar nga trajnerët, drejtuesit dhe pjestarët e stafit mjekësor.

laci grumbullimi

RENDITJA PAS 26 JAVËSH

Por çfarë thotë renditja e “Fair-Play” që përditësohet në faqen zyrtare të FSHF-së… Pas 26 javësh kampionat rezulton të jetë Laçi në krye si skuadra më korrekte deri më tani, duke grumbulluar 183.143 pikë. Fusha e klubit kurbinas është paragjykuar në tre dekadat e fundit, nisur edhe nga fakti që shpesh kanë ndodhur incidente, por është fakt se që prej sezonit 2009-2010, Laçi jo vetëm në diskuton qëndrimin në elitë, por gjithashtu ka fituar trofe.

Aspekti pozitiv

Në këtë sezon, përtej ndonjë gjobe ndaj klubit për sjelljen e publikut, në Laç është luajtur një futboll korrekt dhe ekipet kanë marrë atë që kanë merituar në shumicën e rasteve. Kjo është një renditje vetëm për 26 javë kampionat dhe mund të ndryshojë, por gjithsesi për momentin bardhezinjtë janë kryesues dhe afër përfitimit të 15 milionë lekëve të vjetra që FSHF jep si shpërblim çdo sezon.

lacii

Ndërkohë, në podium për “Fair-Play”, pikërisht në vendet dy dhe tre, qëndrojnë Skënderbeu dhe Teuta, dy klube që përfaaqësojnë qytete me traditë në futbollin shqiptar dhe për më tepër në stadiumet e tyre, shpesh protagonistët e lojës kanë shprehur faktin se është kënaqësi të luash. Renditja vijon me Kukësin të katërtin (ka luajtur në fusha asnjanëse), Vllazninë të pestën, Flamurtarin të gjashtin, si dhe Tiranën e Bylisin respektivisht të shtatën dhe të tetën. Ndërsa në zonën hipotetike të rënies, pozicionohen Partizani në vend të nëntë dhe mbyll tabelën Luftëtari.

rrrr

Duket se dy skuadrat janë penalizuar më tepër prej kartonëve që kanë marrë lojtarët në këto 26 javë, me “demat” që disa herë janë ndëshkuar nga Disiplina edhe për shkak të tifozëve.

Nga ana tjetër, gjirokastritët nuk rezultojnë asnjëherë këtë sezon t’u jetë pezulluar fusha, por gjithsesi janë të fundit dhe duket se delegatët kanë vlerësuar negativisht sjelljen e lojtarëve dhe zyrtarëve, ndërsa Disiplina ka dënuar në dy raste trajnerin dhe drejtorin sportiv.

fair paly

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"