Mori të kuq ndaj Monzës, Di Maria u kërkon falje tifozëve: Humbja ishte për fajin tim, jam qenie njerëzore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 0:09

Mori të kuq ndaj Monzës, Di Maria u kërkon falje tifozëve: Humbja ishte për fajin tim, jam qenie njerëzore

Angel Di Maria u bë protagonist ashtu siç nuk do të dëshironte në humbjen e sotme të Juventusit ndaj Monzës. Futbollisti argjentinas u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje me bërryl ndaj Izo në pjesën e parë të ndeshjes duke ia komplikuar punën skuadrës së tij që u mund me shifrat 1-0.

sdfsdfsdfdffff

Një humbje që ka zhytur Juventusin në krizë dhe ka rritur polemikat me tifozët. Këtyre të fundit, vetë Di Maria u është drejtuar në rrjetet sociale me një mesazh, duke tentuar që të kërkojë falje për gjestin e tij që penalizoi skuadrën.

“Dua t’u kërkoj fjale të gjithëve për këtë reagim të papërshtatshëm që kisha në fushë. Fakti që lashë skuadrën me një lojtar më pak në një moment kaq të vështirë të kampionatit, bëri që të humbnim ndeshjen. Humbja është faji im, më vjen shumë keq, jam një profesionist, por edhe një qenie njerëzore që bën gabime dhe di t’i pranojë”, shkruante Di Maria në postimin e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"