Mori të kuq, mbrojtësi i Bylisit: Ndjesë për kartonin!

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 31, 2019 | 17:45

Bylis Kategoria Superiore Të fundit

Mori të kuq, mbrojtësi i Bylisit: Ndjesë për kartonin!

Ardit Peposhi nuk do të luajë kundër Vllaznisë. I kuqi që mori kundër Teutës, e bën mungesë të sigurt për formacionin e Veljko Dovedan.

ardit peposhi

Mbrojtësi gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” shpreh keqardhjen për kartonin. Ai kujton se skuadra e tij është gjithnjë “fair” dhe dy të verdhë erdhën si rrjedhojë e lojës. “Në radhë të parë kërkoj falje për të kuqin e marrë. Jo vetëm shokëve të ekipit, por edhe tifozëve që në tri vitet e mia në Ballsh më respektojnë dhe më bëjnë të ndihem si në shtëpi. Dy kartonët e marrë nuk erdhën pas faulleve të qëllimshme, përkundrazi. Ata erdhën si rrjedhojë e lojës.

Madje, lojtari i Teutës në rastin e kartonit të dytë ka stimuluar më shumë, pavarësisht se kontakt kishte. Madje, ai lojtar është futur edhe me qëllim që të na provokojë, pasi ka goditur edhe Qardakun. E megjithatë, më vjen keq, se ne duhet ta fitonim ndeshjen, sepse e meritonim. Vetëm në pjesën e parë kishim shtatë raste për gol. Gjithsesi, të shohim përpara, gara është e gjatë dhe më vjen keq që nuk do të jem në Shkodër”, tha Ardit Peposhi.

SITUATA – Bylisi ka vijuar përgatitjet intensive edhe dje. Skuadra është përqendruar e gjitha te Vllaznia, transfertë prej së cilës pret vetëm pikë. Stafi mjekësor është duke u marrë me lojtarët e dëmtuar. Qardaku, Antoni, Ntepe apo Turabov janë ende në proces rikuperimi. Trajneri shpreson që t’i ketë në transfertën shkodrane, pasi konsiderohet si lojtarë “kyç” në formacionin e ballshiotëve.

Erjon Saliu




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com