Mori të kuq kundër Juventusit, ja sa do mungojë Kumbulla te Verona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2019 | 16:25

Mori të kuq kundër Juventusit, ja sa do mungojë Kumbulla te Verona

Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi i Veronës dhe kombëtares shqiptare ka bërë një nisje shumë të mirë në Serinë A.

Marash Kumbulla

Edhe pse në ndeshjen e fundit ndaj Juves, bëri një paraqitje të mirë, në fund u ndëshkua me të kuq, pas të verdhit të dytë në një moment pakujdesie.

Por, për Kumbullën nuk ka ndonjë problem shumë të madh, pasi do të humbasë vetëm një ndeshje atë ndaj Udinezes që do të luhet sot në mbasdite, sipas vendimit të Gjykatës Sportive.

Ndërkaq mbrojtësi shqiptar do të jetë në fushën e lojës për takimin përballë Kaljarit, që do të luhet në 29 shtator.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"