Mori një ofertë faraonike nga PSG, ja vendimi i sulmuesit të Realit për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 18:40

Mori një ofertë faraonike nga PSG, ja vendimi i sulmuesit të Realit për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, pas ofertës prej 40 milionë eurove në vit që i erdhi nga PSG-ja.

vinicius

Braziliani duket se nuk e ka konsideruar ofertën e ardhur nga klubi francez dhe ka vendosur që të rinovojë me kampionët e Europës.

Kontrata e ofruar në fillim nga Perez ishte deri në vitin 2026, por duket se presidenti i klubit më të titulluar në Europë ka zgjedhur që kontrata e tij të shkojë deri në 2027.

Duket se nga Vinicius nuk ka as edhe një problem dhe në ditët e ardhshme çdo gjë pritet të bëhet zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"