Mori karton të kuq ndaj Arsenalit, Pogba: Uroj të dëmtohen lojtarët e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 12:38

Mori karton të kuq ndaj Arsenalit, Pogba: Uroj të dëmtohen lojtarët e Sitit

Paul Pogba nuk arriti ta përfundonte ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit pasi mori karton të kuq në minutën e 75-të. Kështu francezi do të humbasë ndeshjen e ardhshme, që i bie derbi ndaj rivalëve të qytetit, Mançester Sitit. Kjo gjë e ka mërzitur pa masë lojtarin, por ajo që ka habitur më shumë është deklarata e tij pas ndeshjes.

Pogba

“Ndihem keq që nuk do të jem në derbi. E di që nuk është mirë të thuash gjëra të tilla, por do doja që edhe Mançester Siti të kishte lojtarë të dëmtuar për derbi, kështu do të ishim të barabartë. Njerëzit nuk e vënë re por neve na mungojnë gjithmonë lojtarë të rëndësishëm në ndeshje të rëndësishme, ndërsa Sitit jo”, tha Pogba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"