Mori frenat e Barcelonës, Setien tregohet i sinqertë: Dje po shihja lopët në vendlindje, sot drejtoj këtë skuadër të madhe

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 14, 2020 | 15:20

Bota FB La Liga LAJMI KRYESOR Të fundit

Mori frenat e Barcelonës, Setien tregohet i sinqertë: Dje po shihja lopët në vendlindje, sot drejtoj këtë skuadër të madhe

Trajneri i ri i Barcelonës Kike Setien u prezantua për mediat si strategu i ri i katalanasve
prezantimi

 

Në deklaratën e parë si trajner i kampionëve në fuqi të Spanjës, 61-vjeçari u tregua i sinqertë duke pranuar se “as në ëndrrat më të çmendura nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të stërviste një ditë Barcelonën”.

Përpara mediave, ish-trajneri i Real Betisit rrëfen ndryshimin e pabesueshëm në jetën e tij teksa shprehet se ditën e djeshme po shihte lopët që kullotnin në vendlindjen e tij Santander, ndërsa tani e më tej do të drejtojë një nga klubet më të fuqishme në planet.

setien

“Dje po shëtisja në vendlindjen time dhe disa lopë po kalonin pranë meje, ndërsa sot ndodhem këtu për të drejtuar Barcelonën me disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Është një luks i vërtetë që të jem këtu. Dua të falenderoj klubin që më dha shansin të drejtoj këtë skuadër. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam e imagjinuar këtë. Synimi është që të fitojmë gjithçka”, përfundoi Setien.

Setien pason Ernesto Valverden në stolin e Barcelonës teksa ky i fundit u shkarkua ditën e djeshme pas dështimit në Superkupën e Spanjës. 61-vjeçari Setien firmosi një kontratë dy vjeçare me Barcelonën.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com