Morën Xherdan Shaqirin, ish-lojtari i Liverpulit shpërthen në akuza ndaj shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 17:49

Morën Xherdan Shaqirin, ish-lojtari i Liverpulit shpërthen në akuza ndaj shqiptarit

Lojtari me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri u transferua te Liverpul pas rrëzimit të Stok Sitit nga liga e parë angleze. Por ish-lojtari i Liverpuli dhe 3 sezone te Stok ku ka louajtur me Shaqirin, Çarli Adam ka thënë se Xherdan Shaqiri ka qenë përgjegjës për rrëzimin e Stok.

 

shaqiri

”Kur gjërat nuk janë mirë ju shikoni lojtarët e mëdhenj, dëshironi që lojtarët e mëdhenj të sjellin magji në një moment të sezonit, dhe me kohë ne ndjemë se të ashtuquajturit lojtarët e mëdhenj në skuadër asnjëherë nuk u ndezën për ne dhe nuk performuan kurrë. Po, të gjithë të tjerët mund të ndihmonin, por për të gjitha lavdatat si lojtar të mëdhenj që po vinin nga antarë të stafit të menaxhmentit sezonin e kaluar, ata nuk po dhuronin. Por, dëgjoni, ai ka shkuar tani. Ne vazhdojmë dhe shikojmë të ardhmen. E ardhmja për ne për momentin është në Championship”.- u shpreh ish-lojtari i Liverpulit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"