Morën pesë fitore radhazi, gati super premio tek Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 15:36

Morën pesë fitore radhazi, gati super premio tek Flamurtari

“Pas 5 ndeshjeve me fitore, lojtarët kanë shpërblimin e radhë”. Ky ishte premtimi i administratorit Sinan Idrizi. Pritet që premtimi të kthehet tashmë në realitet. Futbollistët i kanë realizuar pesë fitore radhazi dhe janë tashmë në pritje të shpërblimit. Burime pranë klubit konfirmojnë për “Panorama Sport”, se këto ditë pritet që lojtarët të marrin shpërblimin.

FLAMURTARI 2

Gjasat janë që shpërblimi të jetë në masën 20% të pagës, megjithatë ende nuk dihet se sa do të jetë shuma që do të përfitojnë lojtarët si premio nga drejtuesit. Konfirmohet se shpërblimi për fitoret do të shpërndahet këto ditë. Për kualifikimin në Kupë, nuk do të ketë shpërblim, pasi supozohet se kalimi në turin çerekfinal ishte detyrim për kuqezinjtë. Shpërblimi do të jepet vetëm për ecurinë në kampionat.

Lojtarët pritet të “ngrohin xhepat” tashmë dhe të karikohen për pesë fitore të tjera radhazi duke nisur që nga ndeshja me Luftëtarin. Flamurtari është i plotë për ndeshjen e së dielës që luhet në Gjirokastër. Nuk ka as dëmtime dhe as pezullime nga kartonët. Për ndeshjen e radhës pritet edhe rikthimi i Qarrit dhe Liçajt që shlyen dënimin nga kartonët.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"