“Moratin e habita me… kafe turke”, Emre: Konte një fenomen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 18:29

“Moratin e habita me… kafe turke”, Emre: Konte një fenomen

Nuk ka asnjë dëshirë të ndalojë së luajturi, Emre Belozoglu, ishmesfushor i Interit edhe sot në aktivitet të plotë te Fenerbahçe, pavarësisht 40 viteve që do të mbushë 7 shtatorin e arshshëm. Turku ka shpjeguar “sekretin” e tij gjatë një interviste: 

eMRE tURQIA

“Rëndësi ka stili i jetesës”. Ndërkohë, nuk harron të kaluarën ziakltër: “Mbaj në memorie kujtime shumë të bukura: kur më ka ndodhur të kthehem në Milano, tifozët më kanë trajtuar gjithmonë në mënyrë të veçantë.

Kam edhe një anekdodë me Moratin: ditën e firmës sime bashkë me atë të Okanit i dhuruam kafenë klasike turke. Mbeti i habitur, tha:

‘Rrallëherë një lojtar më sjell diçka, zakonisht është e kundërta’. Një fjalë për ta cilësuar? Baba. A e ndjek Interin sot? Sigurisht. Më pëlqen shumë Konte, një fenomen i stolit. Skuadra po pasqyron në mënyrë perfekte idealet e tij”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"