Morati: Për Milanin asnjë keqardhje, pas Murinjos doja Spaletin. Me Juven sfidë spektakolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 18:59

Morati: Për Milanin asnjë keqardhje, pas Murinjos doja Spaletin. Me Juven sfidë spektakolare

Fotografitë në studi on e tij “flasin” ende interizëm. Dhe për Masimo Moratin po afron sfida më e ndjerë. Ajo kundër Juves, të cilën Interi do ta luajë si “e para e klasës”. Presidenti i “Tripletës” e komenton jo pa emocione.

Doktor Morati, ai kundër Kievos ishte Interi më i mirë i sezonit?

Po, ishte një ndeshje perfekte, e luajtur me kohët e duhura. Të gjithë vraponin dhe dinin se ku të shkonin e çfarë të bënin. Ndërkohë që të jepnin idenë se po kënaqeshin. Mjafton të shohësh se çfarë bëri Kandreva në vijën fundore, me xhonglime të vazhduar dhe “sombrero” mbi kundërshtarin. Janë veprime që i kryen kur ndihesh në sintoni me shokët e skuadrës dhe publikun. Gjithçka nis nga besimi i madh që kanë lojtarët te trajneri.

morati

Përpara se të kalojmë te Spaleti, na flisni për Perisiçin.

Shumë i fortë, ka fizik dhe klas. Nëse do ruajë këtë vazhdimësi, nuk shoh shumë të tjerë më të fortë se ai në Europë.

Me raste, megjithatë, duket sikur pret pjesën e dytë për të bërë diferencën.

Çdo lojtar ka karakterin e tij Ivan, luan kështu sepse ka atë ADN. Them se ia vlen ta pranosh… Një “bravo” klubit që nuk e la të largohej në verë. Edhe këtu mendoi Spaleti.

Ikardi, në krahun tjetër, vazhdon të shënojë dhe tashmë merr pjesë më shumë në manovër.

Mauro ka pasur gjithmonë vizion loje, vetëm se tani po e vë edhe në praktikë. Lufton si i çmendur dhe i mbetet frymë edhe për të shënuar.

Ajo klauzolë prej 110 milionësh ju shqetëson?

Do ta vlerësojë klubi, por mendoj se duhet shtuar. Vërtet që ai dëshiron të qëndrojë tek Interi, por nuk duhet kaluar çdo verë në ankth…

Të mëdhatë e Europës kanë hedhur sytë edhe nga Shkrinjar.

I kuptoj, por ne jemi Interi! Sllovaku është fantastik, besoj se as drejtuesit, që ishin shumë të zotë ta merrnin, nuk prisnin të ishte kaq i fortë dhe i kompletuar. Ai si Samuel? Krahasimet kurrë nuk më kanë pëlqyer.

Morati

Tani mund të na flisni për Spaletin. Edhe pse ai thotë që kur darkuat së bashku i dhatë disa këshilla të çmuara?

(Qesh). Nuk do ta bëja kurrë, atij s’i nevojiten. Kemi ndarë disa mendime, i kam shpjeguar psikologjinë e tifozit interist. Por i kishte kuptuar të gjitha. Kemi ndarë disa mendime, i kam shpjeguar psikologjinë e tifozit interist. Por kishte kuptuar gjithçka dhe menjëherë ka vepruar më së miri.

E kishit menduar ndonjëherë ta merrnit Spaletin gjatë kohës suaj si president?

Më shumë se një herë, por si pasojë e një sërë rrethanash asnjëherë nuk u arrit. Pas “tripletës” kemi qenë shumë pranë, dërgova edhe Brankën që t’i fliste, por më pas shkoi te Zeniti.

Në një pikë të caktuar dukej se zgjedhja e parë e klubit ishte Konte. Nuk ju pyes nëse do kishte peshuar e kaluara e tij si juventin sepse nuk do ta thoshit, por mendoni se gjërat do kishin rrjedhur njëlloj?

Konte është shumë i zoti, por ndryshimi i vetëm është që Spaleti ende nuk e ka fituar titullin dhe sheh tek Interi mundësinë për të arritur diçka shumë të rëndësishme. Ndërsa Konte ka fituar në Serinë A dhe në Angli, nëse këtu do dështonte, faji do binte mbi Interin dhe jo mbi të. Kurse Spaleti është i bindur në 100%.

Morati-Mourinjo

Krahasimi me Murinjon, qëndron?

Në fakt, Spaleti hyn në kokën e lojtarëve, po ashtu si bënte portugezi. Dhe konkretizon besimin reciprok, çka e bën më të qetë gjithë ambientin.

Spaleti ka “rinuar” edhe lojtarë si Brozoviç, Ranokia e Santon?

Vërtet, edhe pse mendoj se janë situata të ndryshme. Brozoviç ka qenë vendimtar edhe më parë, por më shumë se të tjerët kishte nevojë për një njeri të fortë si Spaleti që ta shtynte për më tej. Dy italianët janë djem të shkëlqyer dhe Interin e kanë nën lëkurë, por u duhej ngritur morali dhe tekniku i ka ndihmuar shumë.

Interi është i pari dhe me ritëm rekord, por e pesta në renditje është larg 4 pikë. Situatë surreale.

Po, por besimi rrjedh nga loja. Në të kaluarën jemi nisur mirë, por nuk shpreheshim kështu në fushë, nuk ekzistonte një bazë kaq solide. Mendoj se kthesa lindi në Napoli, atje skuadra fitoi vetëbesim.

A mund të flitet për titull?

Po. Është e rëndësishme që ky mendim të mbetet në kokë dhe në zemër, e çdo të diel duhet rikujtuar për të pasur tensionin e nevojshëm. Por, përveç Juves duhen konsideruar edhe dy skuadrat e Romës dhe një Napoli, të cilin Sarri e bën të luajë në mënyrë të shkëlqyer.

Është vërtet momenti i duhur për t’u përballur me Juven?

Të dyja skuadrat janë në momentin më të mirë. Do të ketë spektakël, edhe pse tani rivaliteti ka mbetur në baza sportive. Alegri është shumë i aftë, duhet parë se si do na studiojë, por kam besim se si Spaleti do t’i studiojë ata. Kanë lojtarë me cilësi të lartë. Dhe stadiumi do jetë i tëri juventin. Një sfidë që të nxit dëshirën për ta përballuar.

Morati me trofe

Ju qetëson fakti që do të luhet me VAR?

VAR-i i qetëson të gjithë, jo vetëm mua. Edhe pse e kam të vështirë të mësohem me faktin që gëzimi i golit të mbytet e të ndërpritet në pritje të ballafaqimit televiziv.

Çfarë keni më shumë frikë se Juven?

Fakti që skuadra e tyre funksionon gjithmonë. Pastaj Higuainin e Dibalën. Në kuptimin që do t’u hiqja sulmuesin dhe, meqenëse tek Interi e kemi një, do sillja ish-in e Palermos. IkardiDibala, çfarë çifti fantastik!

Na bëni një parashikim?

As mos t’ju shkojë në mend! Por shpesh në Torino kemi zhvilluar ndeshje të mira.

Galiani dhe Morati

Ku ndryshon rivaliteti me Juven e Milanin?

Nuk ka krahasim. Nga njëri krah ka një dualizëm qyteti, një përballje konstante dhe e drejtpërdrejtë. Nga tjetra, një antagonizëm historik. Nga ana sportive, armiku i vërtetë është Juventusi.

A e prisnit një Milan kaq në vështirësi?

Mendoja se nuk do të ishte e lehtë me ndryshimin e dhjetë, të njëmbëdhjetave të skuadrës, por s’besoja se problemet do kishin qenë kaq të mëdha. Dhe në Benevento patën ditën klasike, kur nuk duhet të ngrihesh as nga shtrati. Edhe pse goli i portierit dërgoi imazhet në gjithë botën. Tani ndodhen -18 pikë nga ne dhe do gënjeja po të thosha se më vjen keq.

Mendoni se Milanit i mungon Berluskoni?

Është e mundur, por nëse ai thotë se ka besim te kinezët që i blenë klubit i duhet besuar.

Për stadiumin, “kushërinjtë” nuk duket t’i kenë idetë e qarta.

Ne po, duam të qëndrojmë në “San Siro” dhe përfitoj nga rasti për të falënderuar tifozët që na shtyjnë kaq lart. Te Milani duket sikur nuk e kanë planifikuar të ardhmen.

Tohir dhe Morati

Çfarë ideje keni krijuar për pronarët e rinj milanistë?

Nuk ia lejoj vetes t’i gjykoj.

“Suning”-un, megjithatë po.

Kanë një potencial të mahnitshëm, por do flisja për familjen Zhang që ka vlera të mëdha dhe i dedikohet drejtpërdrejt Interit. Mjafton të mendosh që bosi ka dërguar këtu fëmijën e vetëm mashkull.

Po lind “Hall of Fame” (“Holli i Famës”) i Interit. Për cilin votoni?

Duke nisur nga Meaca, për të kaluar tek ata të Interit të Madh: Ronaldo, Ibrahimoviç e Milito.

Një president jo i pranishëm si Tohir nuk ju duket e çuditshme?

E bëri pjesën e tij, tani varet nga akordet me “Suning”. Situata e presidencës megjithatë është diçka për t’u qartësuar. Pasardhësi ideal? Stiven (Zhang Jr.), pa dyshim.

Kështu nuk do rrezikonit ta shihnit te Milani?

Nuk besoj, Konte është i kujdesshëm…

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"