Morati: Në derbi mu kujtua Interi i tripletës, nuk do guxoja ta krahasoja Ikardin me Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 13:46

Morati: Në derbi mu kujtua Interi i tripletës, nuk do guxoja ta krahasoja Ikardin me Ronaldon

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati ka folur për “Radio Anche’lo Sport” ku ka bërë një analize për ecurinë e Interit në këtë sezon. Morati tregon për festën e fitores në derbi, si dhe nuk mungojnë krahasimet e këtij Interi me Interin e tripletës.

429220_TS_22-10-18_7426333158_

“Është mënyra më e mirë për të fituar, sidomos në një derbi, edhe pse është e vërtetë që të shënosh në fund do të thotë që nuk ke qenë në gjendje të shënosh më përpara. Mbrëmë kam gëzuar shumë. Unë e kam drejtuar Interin deri te “tripleta”, ndaj do të thosha se jemi në rrugën e duhur. Një sukses i tillë do të kishte lumturuar dhe avokat Priskon (ish-tifoz i zjarrtë i Interit).  Titulli është një objektiv shumë i vështirë, Juventus është më i fortë dhe ka detyrën të fitojë Champions-in, por ne kemi treguar se jemi aty. Shpresoj të shohim dhe në fazën e dytë të kampionatit të njëjtën vazhdimësi rezultatesh dhe të njëjtën performancë atletike që po demonstron ekipi.

Morati me trofe

Duke parë derbin dhe duke parë tensionin që arrinte të mbante ekipi, mu kujtua Interi i tripletës. Është gjithmonë e vështirë të bësh krahasime, por besoj se me një Kambiaso në fushë, pa i hequr asnjë meritë Brozoviç dhe Vesinos, ky Inter do të kishte një ekuilibër perfekt. E admiroj shumë Ikardin, por nuk do të guxoja ta krahasoja me Ronaldon. Fenomeni kishte një klas dhe elegancë të lindur, është një lojtar i përjetshëm, do të bënte diferencën dhe sot, ndërsa Mauro është një lojtar i stilit të vjetër, vdekjeprurës në zonë.

morati

Nuk dua të bëj trajnerin, por mendoj se do të bënte shumë mirë me Martinez në krah. Finalja e Champions-it luhet në Madrid, si në vitin 2010. Edhe atëherë luanim me Barcelonën në fazën e grupeve, diçka më kalon nëpër mendje, por është akoma herët… Mungesa e Naingolan është e rëndë, por ajo e Mesit për Barcelonën është edhe më shumë, një fat për ne. Marota tek Inter? Kurrë nuk është e gabuar të marrësh drejtues me eksperiencë, por nuk vendos unë,” u shpreh Morati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"