Morata tregon prapaskenat: Mund të isha te Barcelona, më bllokoi Alegri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 21:21

Morata tregon prapaskenat: Mund të isha te Barcelona, më bllokoi Alegri

Alvaro Morata po shkëlqen përsëri me fanellën e Atletiko Madrid duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e Diego Simeones. Por sulmuesi spanjoll tani mund të kishte qenë pjesë e Barcelonës, pasi ka treguar se ka qenë shumë afër firmës me katalanasit në janarin e këtij viti.

morata

Asokohe u përfol shumë për një akord të mundshëm për transferimin e tij në Spanjë por pastaj lojtari mbeti pjesë e Juventusit me të cilin mbylli sezonin. Vetë futbollisti shpjegoi si kishin rrjedhur ngjarjet në një interviste për “Cadena SER”.

“Është e vërtetë, kishte interesim nga Barcelona. Më telefonoi Çavi, kemi folur për futboll, për gjithçka. Ishte një kënaqësi, kam vlerësuar shumë faktin që një ish-futbollist si Çavi besonte te unë, më bëri të ndjehem mirë.

Unë kisha 4-5 mundësi të mira, por Alegri bllokoi gjithçka. Ai ishte i qartë. ‘Dua që të qëndrosh, dua që të të shoh të luash përkrah Vlahoviç’. Për mua ishte një sforco që të luaja në të majtë, por e bëra një gjë të tillë”, tregoi Morata situatën e tij në 6 muajt e fundit te Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"