Morata nuk do mbajë më numrin 9 në fanellë, zbulohet arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2018 | 19:04

Morata nuk do mbajë më numrin 9 në fanellë, zbulohet arsyeja

Lajmet se Alvaro Morata mund të rikthehej në Juventus rezultuan të ishin të pabazuara dhe spanjolli do të qëndrojë në Londër. Megjithatë ajo që u vërtetua ishte interesimi i Milanit për sulmuesin spanjoll. Por duket se “djalli” në fund preferoi Higuainin në vend të 25-vjeçarit.

morata

Tashmë Morata jo vetëm që do të vazhdojë të qëndrojë te Çelsi por ai ka ndryshuar edhe numrin e fanellës së fundmi. Lojtari ka pasur fanellën me numër 9 dhe tashmë e ka ndërruar në 29. Këtë e ka kërkuar vetë lojtari pasi numri 29 përkon me datën e lindjes së fëmijëve të tij.

0_DDP_CHP__2300morataJPG

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"