Morali i pamjaftueshëm sportiv, shpesh arbitrit Meta i bëhet barrë nëpër këmbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 21:36

Morali i pamjaftueshëm sportiv, shpesh arbitrit Meta i bëhet barrë nëpër këmbë

 ARSEN HOXHA

arsen hoxha

E kam tepër të vështirë të jap përsëri një mendim për arbitrin Kridens Meta, sepse për të kam folur edhe shumë herë të tjera më parë. Në fakt, gjithmonë më ka ardhur keq që një arbitër i aftë dhe me një shkallë njohjeje të mirë të proceseve dhe fenomeneve shoqërore, të bjerë viktimë e vetvetes, thjesht për të kënaqur dëshirat e përdoruesve të tij. Kanë qenë të shumta rastet kur ai ka bërë gabime, që kanë ndikuar direkt në rezultatin e lojës. Nuk kanë qenë nga ato raste që arbitri edhe mund të gabojë, por raste flagrante që në fushën profesionale konsiderohen si arrogancë arbitrare. Dy kanë qenë arsyet kryesore, që unë në vazhdimësi, jam treguar i ashpër ndaj arbitrit Meta.

Së pari, për t’i dhënë atij një mesazh të qartë se pozicionit të tij shoqëror dhe profesional nuk i lejohet të përdoret nga të tjerët. Së dyti, për t’u thënë përdoruesve të tij se ajo që bëjnë është krim ndaj futbollit kombëtar. Fatkeqësisht, Meta në vazhdimësi përsërit vetveten. Ka ardhur koha që t’i thotë lamtumirë Shoqatës së Arbitrave ose t’u japë lamtumirën e fundit përdoruesve të tij. Realiteti ka treguar se gabimet më të rënda të Metës janë bërë në favor të ekipeve për të cilat shefat e tij publikisht kanë shprehur interes dhe simpati.

Gabimet e bëra në ndeshjen Laçi–Partizani janë të rënda dhe të pajustifikueshme, jo vetëm për Metën, por edhe për asistentët e tij, nëse ata nuk kanë sinjalizuar në rastet e dy penalltive të pastra në favor të Partizanit. Nëse rezulton që ata e kanë bërë punën e tyre, fajësia e Kridens Metës dyfishohet. Në minutën e 30-të, sulmuesi i Partizanit i ndodhur jo më larg se 15 metra nga porta e Laçit, në mënyrë fare të pastër, shtyhet dhe rrëzohet në tokë nga mbrojtësi laçian. Qartë duket se mbrojtësi laçian, në mënyrë kategorike, nuk është i interesuar të krijojë kontakt me topin, por vetëm të pengojë sulmuesin që ta bëjë një gjë të tillë.

FOTO 1 DHE 2

Në minutën e 64-t, ndodh një shtytje e sulmuesit të Partizanit, që është kopje e asaj të minutës së 30-të. Meta përsëri nuk sinjalizon për këtë ndërhyrje flagrante të mbrojtësit laçian?!

FOTO

FOTO 1

FOTO 3-4 DHE 5

Pretendimi për një penallti të tretë të padhënë në favor të Partizanit nuk qëndron, sepse është mbrojtësi laçian ai që krijon kontaktin me topin dhe ia dërgon portierit të tij më parë se atë ta takojë sulmuesi i Partizanit, i cili godet jo topin, por këmbën e mbrojtësit dhe më pas rrëzohet.

FOTO 3

FOTO 4

FOTO 5

FOTO 6

Në rastin e minutës së 117-të, kur sulmuesi laçian pretendon për penallti, Meta veproi drejt, sepse është sulmuesi ai që me dorën e majtë shtyn mbrojtësin e Partizanit. Në këto raste, vendimi më i drejtë nuk është lejimi i avantazhit, por ndëshkimi i ndërhyrjes së gabuar të sulmuesit laçian.

FOTO 6

PANORAMASPORT.AL

* Shënim: Artikull ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e kompanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"