“Moraldo” çelësi i Juves, shënojnë 75% të golave. Askush si Morata dhe Ronaldo në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:38

“Moraldo” çelësi i Juves, shënojnë 75% të golave. Askush si Morata dhe Ronaldo në Europë

Në Juven e Pirlos gjithçka rrotullohet rreth Ronaldos dhe Moratës. Shifrat e dy sulmuesve të Pirlos në 12 ndeshjet e para të këtij sezoni mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve flasin qartë: ata që drejtojnë velat janë portugezi dhe spanjolli, vendimtarë në ekonominë e lojës dhe vrasës terminalë.

NINTCHDBPICT000618538277

KËMBA E TYRE – Në të gjitha pikët e fituara deri tani nga bardhezinjtë, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, është këmba e njërit ose tjetrit, të aftë për të dhënë kontributin e tyre edhe sa i përket pasimeve për gol (si për shembull në rastin e barazimit kundër Veronës, me golin e Kulusevskit pas asistit të Moratës). Portugezi tërheq grupin në kampionat, atje ku është në kuotën e 8 golave në vetëm 5 ndeshje. Ndërkohë që spanjolli merr spaletat e gjeneralit në Europë, ku e ka depozituar topin në rrjetë pesë herë në katër prezenca. Kush kishte ngritur dyshime për përputhshmërinë e tyre në fushë, u përgënjeshtrua shpejt.

DY ASA – Nga 22 golat e shënuar deri tani nga kampionët e Italisë, 16 janë vepra të Ronaldos dhe Moratës, të përpiktë për të vendosur firmën e tyre edhe në suksesin në shtëpi kundër Ferencvaroshit që e drejtoi “Zonjën” drejt 1/8-ve dy javë përpara se të përfundojnë ndeshjet në grup. Pavarësisht skepticizmit fillestar, fryt mbi të gjitha i kujtimeve të periudhës kur ishin shokë skuadre te Reali i Madridit, portugezi dhe spanjolli kanë treguar se kuptohen për mrekulli. Në fushë ata kërkohen, gjenden (e tregon asisti i shkëlqyer i paparë i Moratës për CR7 kundër hungarezëve, penguar prej reflekseve të portierit kundërshtar) dhe mbi të gjitha shënojnë vazhdimisht pa i lodhur këmbët.

DmWaRkuW4AEn9iv

Talent dhe nuhatje për golin në shërbim të skuadrës, siç e konfirmojnë edhe dy asistet e Moratës për portugezin dhe ai i këtij të fundit për shokun e tij. Morata dhe Ronaldo sot janë dyshja sulmuese më vendimtare në të gjithë Europën: golat e atyre të dyve janë gati 75% e golave në total të realizuar nga Juventusi këtë sezon. Asnjë dyshe tjetër nuk ka një peshë të tillë në skuadrën e vet. I afrohet “Lu-La” (me rreth 63% të golave në total të shënuar nga Interi) dhe dyshja e Totenhemit, Son-Kejn, që ka shënuar gati 60% të golave për skuadrën e Murinjos.

SEKRETI I TRETË – Me një Ronaldo vendimtar dhe lider në kampionat (në tri ndeshjet pa të, Juve regjistroi një fitore dhe dy barazime), është një Moratë veçanërisht i frymëzuar në mbrëmjet europiane. Por ka një tjetër element të tretë, deri tani shumë vendimtar: Huan Kuadrado. Kolumbiani është njeriu që dërgon drejt golit shokët e skuadrës. Deri tani nga Kuadrado kanë ardhur plot 5 asiste, dy të fundit në suksesin kundër Ferencvaroshit. Pas tij, ka një boshllëk dhe vjen menjëherë i zakonshmi Morata në kuotën e tre pasimeve për gol. Ndjek Kieza (2 asiste) dhe treshja Danilo-DemiralMekKeni. Shtytja dhe vazhdimësia e Kuadrados në të djathtë (në partneritet me Danilon) po rezulton vendimtare për dy sulmuesit përpara, që deri tani janë arma e vërtetë më shumë e Pirlos.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"