Monza përgatit një tjetër goditje në Serinë A, skuadra e Berluskonit nis tratativat me ish-sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 15:19

Monza përgatit një tjetër goditje në Serinë A, skuadra e Berluskonit nis tratativat me ish-sulmuesin e Milanit

Monza e Silvio Berluskonit duket se do të ndërtojë një skuadër me emrat të mëdhenj e cila përveç objektivit të mbijetesës do të tentojë edhe një mrekulli për të kapur zonën europiane të renditjes, me italianët që kanë vendosur në shënjestër si objektivin e radhës, ish-sulmuesin e Milanit, Andrea Petanja.

petanja

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, 27-vjeçari i cili është në pronësi të Napolit do të ishte alternativa e sulmuesit të Interit, Andrea Pinamonti që ndiqet prej kohësh nga Monza.

Petanja është një njohje e vjetër e drejtorit sportive të klubit, Galliani, cili në rast të dështimit të pistës së transferimit të sulmuesit të zikaltërve do t’i drejtohesh Napolit me një propozim për transferimin e Petanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"